• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Thellohet kriza diplomatike/ Holanda tërheq zyrtarisht ambasadorin nga Turqia
Home
Rajon

Thellohet kriza diplomatike/ Holanda tërheq zyrtarisht ambasadorin nga Turqia

5 February, 2018 g.autor Rajon

Holanda ka tërhequr zyrtarisht ambasadorin e saj nga Turqia dhe ka deklaruar se nuk do pranojë ambasador të ri turk në Hagë. Marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan vitin e kaluar pasi autoritetet holandeze ndaluan ministrat turq që të bënin fushatë në diasporën turke në 2017.

Diplomati holandez nuk është lejuar të hyjë në Turqi që në mars të 2017. Ministria e jashtme holandeze gjithashtu deklaroi se kishte ndërprerë bisedimet për zgjidhjen e çështjeve me Turqinë. “Nuk kemi arritur marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve” tha ministri e jashtëm holandez Halbe Zijlsra në një deklaratë. Dy vendet aleate të Nato-s në fillim patën përplasje për shkak të vendimit të qeverisë holandeze për të ndaluar zyrtarët e lartë turq të zhvillonin mitingje para referendumit në Turqi për zgjerimin e pushtetit të presidentit Erdogan.

Një nga ministrat turq, duke shkelur urdhrin ndalues të Holandës, arriti me makinë nga Gjermania në Roterdam për të marrë pjesë në një miting por policia e shoqëroi jashtë vendit.
Në atë kohë kryeministri holandez Mark Rutte citoi shqetësime për sigurinë para votimit për zgjedhjet e përgjithshme për të justifikuar vendimin. Qeveria turke u kundërpërgjigj duke ndaluar ambasadorin holandez, i cili ishte me pushime në atë kohë, të kthehej në Ankara.

Tërheqja zyrtare e ambasadorit holandez thellon krizën diplomatike mes Turqisë dhe disa vendeve europiane që kanë kritikuar Ankaranë për arrestimin e dhjetra mijëra njerëzve pas grushtit të dështuar të shtetit në 2016. Holanda gjithashtu është investitori më i madh i huaj në Turqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nisin vizitat nga dentistët vullnetarë të Bashkisë në të gjitha shkollat e Tiranës
Previous article E kaluara e errët e vrasësit të DEVI KASMIT/ Si i shpëtoi tre herë burgut, killeri GREK me pagesë

g.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT