Seanca e të enjtes dhuroi sërish tension, fyerje e sharje.
Protagonistët e zakonshëm, për rreth tre orë, shkëmbyen replika të forta. Por pavarësisht se folën për ndërtimet pa leje, për drogën, investimet e huaja dhe gjuhën shqipe, gjërat ndryshojnë jashtë seancës.
Këto foto tregojnë se sa miqësore është atmosfera mes ‘rivalëve’. Deputeti demokrat, Eduard Halimi u takua me ministrin socialist, Damian Gjiknuri.
Ky i fundit është akuzuar disa herë nga demokratët se ka lidhje me Habilajt.



