• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Të dorëhequrit e VV-së me parti të re. Pritet t’ju bashkohet dhe një emër i njohur
Home
Rajon

Të dorëhequrit e VV-së me parti të re. Pritet t’ju bashkohet dhe një emër i njohur

5 February, 2018 g.autor Rajon

Vetëvendosja në zgjedhjet e këtij viti krenohej me rezultatin që ua solli grupin më të madh parlamentar dhe me dy komuna të reja të fituara, duke mbajtur ndërkohë edhe për një mandat kryeqytetin.

Por, ky triumf u thye, pas akuzave e fyerjeve që do të bëjnë që VV-ja të humbë edhe këta dy kryetarë, 10 deputetë, ndër ta edhe themelues, ish-kryetarë e figura që morën mijëra vota në zgjedhje, mëson Gazeta Express.

Nga fillimi i dhjetorit kur edhe u bë publik mesazhi ofendues që deputetja Aida Dërguti ia dedikonte Albin Kurtit, në kohën kur ai po arrestohej nga policia, kanë plasur tensione brenda partisë, që kanë rezultuar me dorëheqje e fyerje të shumta.

Por, i pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ishte ai që qëndronte i papërcaktuar në këtë situatë, duke mos bërë publik qëndrimin e tij. Si duket, mospërcaktimi i Ahmetit është edhe arsyeja pse partia e përfolur nga Dardan Molliqaj e Visar Ymeri ka vonuar.

Express mëson nga burimet e veta se tashmë të gjithë anëtarët dhe ish-anëtarët e partisë janë të informuar se nga VV-ja do të krijohet një parti e re dhe do të ndahet grupi parlamentar.

Mirëpo, në Kuvendin e Kosovës kanë deklaruar se një kërkesë të tillë ende nuk e kanë marrë. Por, mesazhi që ka dërguar kryetari i kryeqytetit me fshirjen e të gjitha fotove nga rrjetet sociale që kishte me ‘babën’ e partisë, tregon që ai veç se është rreshtuar së bashku me Molliqaj e Ymerin.

Njësoj si ai, edhe kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, radhitet në anën e të dorëhequrve. Me këtë Vetëvendosja humb dy komuna, pa përmendur Prizrenin, kryetari i të cilës Mytaher Haskuka radhitet në anën e Kurtit.

Express kishte raportuar se arsyeja pse Ahmeti kishte marrë qëndrim neutral ishte për të mbajtur një balancë brenda Asamblesë Komunale, edhe pse kishte numër më të madh të përkrahësve sesa i pari i partisë. Analisti politik, Imer Mushkolaj, tha se në Vetëvendosje tani e dinë që Ahmeti do të largohet.

“Në opinionin publik është krijuar përshtypja që Ahmeti i përket këtij grupi dhe do të largohet për t’i bashkuar këtij grupi, edhe VV-ja tashmë e di që ai do të largohet nga ky grup. Subjekti i ri nuk do ta ketë rëndësinë e njëjtë, nëse Ahmeti nuk del aty, ai do të mund ta kompletonte dhe do t’i jepte fuqi kësaj partie. Në anën tjetër, ajo dëmton Vetëvendosjen”, deklaroi ai.

Sipas, Mushkolajt nëse tashmë Ahmeti del nga VV-ja, kjo nuk do ta dëmtojë atë brenda komunës, sepse, tanimë ai ka koalicion me disa parti, duke përfshirë edhe parti të vogla dhe gëzon numër më të madh të asamblistëve se krahu i Kurtit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Burrë e grua u shpëtuan me varkë. Ish shefi i shtabit të ushtrisë: Operacion i dështuar! (VIDEO)
Previous article Harry Kane: Refuzimi i Arsenal është gjëja më e mirë që më ka ndodhur

g.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT