• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROFIL/ Kush është ARDI VELIU, Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Home
Shqipëri

PROFIL/ Kush është ARDI VELIU, Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

5 February, 2018 Ina.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Sot u emërua Drejtori i ri i Policisë së Shtetit. Burime mediatike bëjnë të ditur se është emëruar Ardi Veliu.
Emri i Veliut është propozuar fillimisht nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në tryezën e Kryeministrit Edi Rama, i cili më pas e ka firmosur. Veliu zëvendëson në këtë post, Haki Çakon e shkarkuar pak javë më parë.
Ardi Veliu deri më tani ka mbajtur detyrën e drejtorit të Policisë së Tiranës që prej vitit të kaluar.
Në një konkurs të bërë pak ditë më parë për zëvendësuesit e Çakos, Veliu doli i pari në listë.

Veliu ushtronte detyrën si drejtor i Policisë së Tiranës, që prej prillit të vitit të kaluar, duke zëvendësuar Ervin Hodajn gjatë rrokadës së emërim-shkarkimeve të policisë.
Para se të bëhej shef i policisë së kryeqytetit, Veliu ka qenë drejtues në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike.

JETA
Ish-kreu i Policisë Rrugore, tashmë edhe Ish- drejtor i policies së Tiranës, ka lindur në 2 Mars të vitit 1972 në Delvinë. Ai është i martuar dhe është baba i dy fëmijëve.Veliu ka mbaruar studimet në akademinë e Policisë në Tiranë në vitin 1994 dhe i ka vazhduar më tutje në akademinë e Policisë në Ankara të Turqisë deri në vitin 1998.

Po ashtu Veliu ka dy diploma. Ai është diplomuar në Fakultetin e Menaxhimit të Biznesit, në Universitetin “Ismail Qemali”, në Vlorë, si edhe në Fakultetin Juridik.

KARRIERA
Ai e ka nisur karrierën e tij në Polici në vitin 1998 kur ka filluar punë si Komandant i “Postës së Policisë”, në Memaliaj.
Më vonë, në vitin 1993 ai është emëruar Shef i Policisë së Rendit, në Vlorë.
Veliu ka mbajtur edhe poste të tjera në polici, duke përmendur atë të
Shefit të komisariatit të Policisë në Durrës, Zëvendësdrejtor për Sigurinë në Tiranë, Drejtor i Policise Rrugore ne Drejtorine e Policise se Shtetit dhe Drejtor i Drejtorise Vendore të Policisë Tiranë. Kujtojmë se përveç Ardi Veliut, emrat e tjerë pretendentë për të zëvendësuar Haki Çakon janë: Artan Shkëmbi, Kasteriot Skënderi, Ilirjan Balla, Bledar Çeliku dhe Gentian Shehaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trajneri i Werder Bremen: Jam i kënaqur me Rashicën
Previous article Pasi numëron gabimet e arbitrave, Flamurtari pyet: Sa pikë do të kishim…?!

Ina.Autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT