Elton Hoxhallari, një nga bashkëpunëtorët e grupit kriminal që organozi dhe krue vrasjen e Dëfrim Kasmit e ka pranuar akuzën e vrasjes me paramendim.
Ai ka firmosur procesverbalin ku me shkrimin e tij pohon “Jam dakord me akuzën.”
Elton Hoxhallari, një nga bashkëpunëtorët e grupit kriminal që organiZOI dhe kreU vrasjen e Dëfrim Kasmit e ka pranuar akuzën e vrasjes me paramendim. Ai ka firmosur procesverbalin ku me shkrimin e tij pohon “Jam dakord me akuzën.”
Elton Hoxhallari u arrestua në kuadrin e operacionit “Enigma” lidhur me vrasjen e Kasmit më 29 Janar 2018 në rrugën “Petro Çani” në Tiranë. Sipas Policisë së Shtetit, “shtetasi Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpunëtor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastukturës për realizimin e vrasjes.”
Më poshtë, procesverbali i mbajtur për Elton Hoxhallarin.
ROLI I ELTON HOXHALLARIT NE VRASJEN E KASMIT SIPAS POLICISE SE SHTETIT
Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses goditjen e grupit të strukturuar kriminal “Enigma”, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë;
Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi;
Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë;
Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi (Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë.
Ky operacion është rezultat i një pune profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara, si dhe provat e administruara nga grupi hetimor në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 29 Janar 2018, ku në rrugën “Petro Çani” u vra me armë zjarri shtetasi D.K.
Shtetasi i shpallur në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari, dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal.
Shtetasi Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.
Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit D.K. si vrasës me pagesë.
Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.
Shtetasi Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.
Shtetasi Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpuntor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastukturës për realizimin e vrasjes.
Gjatë këtij operacioni të mirë-organizuar janë ushtruar kontrolle në disa banesa të autorëve të dyshuar si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi, e cila shërbente si bazë e grupit.



