NGJARJE KRYESORE
BRUKSEL – Nis procesi gjyqësor ndaj Salah Abdeslam i akuzuar për tentativë vrasjeje mbi forcat e policisë në mars 2016 në Bruksel.
Abdeslam është i vetmi anëtar i gjallë i komandove xhihadiste, pas sulmeve të 13 nëntorit 2015 në Paris.
BERLIN – Konservatorët gjermanë të Angela Merkel dhe socialdemokratët mbeten me shpresën e arritjes së negociatave për formimin e koalicionit të përbashkët qeveritar pas katër muaj bllokimi postzgjedhor.
AFRINE (Siri) – Ofensive e ushtrisë turke dhe rebelë sirianë kundër enklavës kurde të Afrines në veri të Sirisë.
NGJARJE TË TJERA
VATIKAN – Papa Françesku do të takohet sot me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në vizitën e parë të një presidenti turk në Vatikan prej 1959.
LONDËR – Kryenegociatori i Bashkimit Evropian për Brexit, Michel Barnier do të takohet në Londër me kryeministren britanike, Theresa May dhe ministrin e ngarkuar për Brexit, David Davis.
STRASBURG (Francë) –Banka Qendrpore Europiane: Prezantim nga ana e presidentit Mario Draghi të raportit vjetor të 2016 para Parlamentit Evropian./


