Kjo duke e krahasuar me vajzat të cilat kanë qenë 13 vjeç ose në moshë më të madhe kur kanë pasur ciklin e parë menstrual.
Vajzat të cilat u kanë ardhur periodat herët janë gjithashtu më të rrezikuara që të kenë komplikacione gjatë shtatzënisë, të kalojnë më herët në menopauzë dhe të kryejnë histeroktomi (operacion për heqjen e mitrës) – të gjitha këto të lidhura me sëmundjet kardiovaskulare, thonë shkencëtarët.
Studimi, i kryer nga Universiteti i Oksfordit, nuk ofron ndonjë shpjegim për këto gjetje, transmeton revista Class. Megjithatë, shkencëtarët e shpjegojnë këtë me faktin që vajzat të cilat kalojnë në fazën e pubertetit që para moshës 13 vjeç janë dy herë më të rrezikuara që të pësojnë goditje në tru me kalimin e viteve duke qenë se humbasin më shumë gjak nga trupi.
Si pasojë, edhe niveli i oksigjenit që shkon në tru është edhe më i vogël, duke shkaktuar vdekje të indeve dhe rritur rrezikun për goditje në tru, paralajmërojnë ekspertët.


