• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Makina e atentatit mafioz ndaj Devi Kasmit. Ky është furgoni me të cilën u zhduk killeri grek me pagesë (FOTO)
Home
Breaking News

Makina e atentatit mafioz ndaj Devi Kasmit. Ky është furgoni me të cilën u zhduk killeri grek me pagesë (FOTO)

4 February, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Per here te pare, behen publike imazhet e makines se atentatit mafioz ndaj Devi Kasmit.

Alpenews.al siguroi foton ekskluzive te furgonit te bardhe, me ane te se ciles, killeri grek me pagese, Eftimius Eftimius u largua nga vendi i ngjarjes, menjehere pasi shtriu pa jete ne toke me pese plumbat e pistoletes se tij, 42 vjeçarin nga Tirana në zonen e njohur si Rruga Bardhyl.

Burimet e Prokurorise thane se behet fjale per furgonin e modelit “Vito”, i markes Mercedes Benz, per mallra me targë AA 231 JH dhe ate nate drejtohej nga Elton Halipaj.

Makina me ngjyre te bardhe, duket se eshte blere me nje qellim shume te kalkuluar nga ana kriminale, ne menyre qe menjehere pas atentatit ne rrugetimin per tu larguar nga vendi i ngjarjes, te mos binte ne sy te policise qe mund te ngrinte menjehere postoblloqe kudo ne qytet e sidomos ne hyrje daljet e tij.

Nje makine e tille, jo per pasagjere, por vetem per mallra, do te binte shume me pak ne sy, e per te do te dyshohej shume me pak se per cdo mjet tjeter per pasagjere. Ndaj, me siguri ka qene kjo aresyeja se perse per kete krim kaq te bujshem te tipit mafioz, nuk u perdoren mjete qe jane perdorur rendom ne raste te ngjashme si motorret apo makinat luksoze.

Devi Kasmi është qëlluar poshtë shtëpisë baze ku strehohej per tu fshehur dhe jo ne banesen e tij familjare, ne pasditen vone të 29 janarit.

Në dijeni për shtëpinë e Kasmit kishin vetem një rreth i ngushtë njerëzish të besuar.

Sipas prokurorise shtëpia qe përdorej nga Kasmi për aktivitet të paligjshëm.

Shkak për vrasjen dyshohet se është përplasja për trafikun e droges mes grupeve rivale per kontrollin e territoreve dhe trafikut.

Të hënën (5 shkurt) në Gjykatën e Krimeve të Renda do te zhvillohet seanca per vleresimin e mases se arrestit per te prangosurit si ekzuekutore dhe bashkepunetore ne vrasjen e Kasmit.

I pyetur pas arrestimit, drejtuesi i mjetit Elton Halipaj, pranon se e ka mare Eftimios Eftimios pas vrasjes dhe e ka transportuar me furgonin qe drejtonte, por ai ka thene me pas se “nuk kishte dijeni per atentatin”.

Furgoni mesohet se eshte blere per 4200 euro me 17 janar, pra vetem pak dite perpara vrasjes, ne Fushe Kruje, nga nje shtetas, emri i te cilit per momentit mbahet sekret per shkak te hetimit.

Parate per blerjen e furgonit te krimit, jane paguar nga Malvin Dinellari, njeri prej te akuzuarve si njeriu qe siguroi mjetet per realizimin e atentatit mafioz, i cili eshte gjithashtu i arrestuar.

Përgatit: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UDINESE 0-1 MILAN/ Mbyllet pjesa e parë, por shihni këto statistika të 'çmendura'
Previous article VIDEO/ Nuk ka 'mëshirë' për Sassuolon, Juventus shënon edhe golin e katërt

Redaktor1

Postime të ngjashme

18 GËZHOJA NË VENDIN E NGJARJES/ Zbardhen detaje nga të shtënat në Mirditë, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit Aktualitet

18 GËZHOJA NË VENDIN E NGJARJES/ Zbardhen detaje nga të shtënat në Mirditë, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do jenë kalimtare. Ja sa do shënojë termometri Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do jenë kalimtare. Ja sa do shënojë termometri

KRIM I RËNDË NË MIRDITË/ Qëllohet për vdekje një person Aktualitet

KRIM I RËNDË NË MIRDITË/ Qëllohet për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT