• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KREU I EMERGJENCAVE/ Prençi: S’ka përmbytje. Në mesnatë pushon shiu, fillon BORA
Home
Sociale

KREU I EMERGJENCAVE/ Prençi: S’ka përmbytje. Në mesnatë pushon shiu, fillon BORA

3 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shefi i Emergjencave, Shemsi Prenci në një intervistë për Report Tv për situatën nga reshjet e dendura në 24 orët e fundit, ka deklaruar se në mesnatë do të ulet intensiteti i shiut, ndërsa do të fillojë dëbora në zonat malore. Shemsi Prenci është shprehur se nuk rrezikohet që të përsëriten përmbytjet e fundvitit të kaluar, pavarësisht situatës së përkeqësuar në Jug të vendit.

“Ka fryrje të disa lumenjve, me përjashtim të Viroit që ka dalë nga shtrati. Në ditën e sotme ka pasur furtunë në Vlorë, Dibër dhe Shkodër, ka pasur rrëshqitje të tokës në disa segmente. Pushteti vendor ka ngritur shtabet dhe në bashkëpunim me firmat janë marrë masat për të mbajtur hapur segmentet, sot pasdite ka pasur probleme në Zall Bastar.

Personat që ndodheshin në dy makinat në Zall Bastar të bllokuar janë evakuuar. OSHE është në terren dhe po punon për të rivendosur në punë linjat elektrike. Në Ministri janë vendosur në gatishmëri grupet për zonat ku pritej që të kishte probleme nga Veriu në Jug.

Nuk rrezikohet që të përsëritet situata e përmbytjeve të vitit të kaluar. Nuk ka tendenca të prurjes së lumenjve nga Greqia, intensiteti i reshjeve ka filluar që të bjerë. Në Kaskadën e Drinit situata është normale. Në pjesën e dytë të natës niveli i reshjeve do të ulet, ndërsa në zonat malore do të ketë dëborë në lartësinë mbi 700 metra, do të ketë temperatura të ftohta dhe situata do të shkojë drejt normalizimit” deklaroi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO ZHDUKIN PROVAT?/ Digjet zyra e drejtorit të ALUIZNI-t në Fushë-Krujë. Policia gjeti tre bidona me...
Previous article VIDEO/ Levante befason Realin, barazohen shifrat

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT