25 vjeçari që u masakrua nga shqiptari në burgun e britanisë ishte nga Somalia dhe quhej Ahmed Saleh. Viktima u gjetë i vdekur në qelinë e tij me tre plagë thike të marra në trup, në gjoks në qafë dhe në shpinë.
Ai besohet se u sulmua nga tre persona ndërsa ndodhej në një qeli tjetër. Tre personat ishin dy britanikë dhe 20 vjeçari shqiptar ETNON MARKU. Viktima u gjet i pa jetë në qeli rreth orës tre të mëngjesit.
Ahmed Khyre, 21 vjeç, Kalif Dibbassey, 21 vjeç, dhe Enton Marku, 20 vjeç, u paraqitën të gjithë në gjykatën e magjistratëve Ëillesden akuzuar për vrasjen e 25 vjeçarit.
Viktima kishte 13 vite që ishte shpërngulur në Londër bashkë me bashkëshorten dhe djalin e tij 2-vjeçar për të ndërtuar një jetë më të mirë.
Familjarët e viktimës të pikëlluar nga ngjarja akuzojnë autoritet duke u shprehur se ai duhet të kishte qenë i sigurt brenda hekurave të burgut.
“Kjo është e papranueshme. Ai ishte një njëri i pafajshëm që po mundohej të vendoste në vijë jetën e tij është shprehur e ëma e viktimës.” Familja ka kërkuar drejtësi për djalin e tyre dhe babain e një fëmije të mitur. Ata kanë kërkuar trupin për ta varrosur sipas traditës islame.
Përgatiti:AlpeNews.al






