• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vëmendje! Ja shenjat paralajmëruese që iu jep trupi kur është i mbushur me parazitë
Home
Shëndet

Vëmendje! Ja shenjat paralajmëruese që iu jep trupi kur është i mbushur me parazitë

3 February, 2018 luljetaautor Shëndet

 Edhe pse përpiqeni të ushqeheni shëndetshëm, të bëni aktivitet fizik apo të shmangni ekspozimin në zona të ndotura, është e pamundur të mos rrezikoheni nga toksinat, të cilat ndryshe nga ç’mund të mendoni rriten dhe shumohen brenda organizmit të gjithësecilit prej jush.

Sipas të dhënave të The Hearty Soul një njeri me zhvillimin fiziologjik normal është i ekspozuar ndaj 2.5 miliardë kilogramë kimikate toksike. Me kalimin e kohës, toksinat që gjenden në trupin tonë shumohen dhe fillojnë ta sulmojnë atë, ky është momenti që duhet t’i kushtoni rëndësi 4 simptomave të mëposhme dhe të çhelmoni nëpërmjet regjimeve pastruese trupin:

1.Mungesë përqendrimi: Edhe pse sipas ekspertëve të shëndetit mungesa e përqendrimit është tejet subjektive, studimet e ndryshme kanë treguar se ajo ndodh si pasojë e toksinave të mbledhura në organizëm nga alkooli, duhanpirja apo ndotja e ambientit të cilat dëmtojnë sistemin nervor.

2.Fryrje barku: Abuzimi me alkoolin, ëmbëlsirat dhe brumërat, mungesa e aktivitetit fizik, si dhe të fjeturit menjëherë pas vaktit janë disa prej shkaqeve kryesore që ndikojnë në fryrjen e barkut. Por, krahas tyre nuk mund të lëmë pa përmendur edhe problemet e sistemit tretës. Një trup i mbushur me toksina nuk arrin të prodhojë në sasinë e duhur enzimat tretëse dhe si rrjedhojë shfaq çrregullime të florës bakteriale.

3.Mbipesha: Mbipesha është një ndër sfidat më të mëdha të shoqërisë moderne që ndikon në shëndetin kardiovaskular, sistemin nervor, problematikat e lidhura me sistemin e eshtrave, tretjen etj. Nëse keni kohë që provoni të humbisni peshë, por rezultatet në peshore nuk tregojnë asnjë ndryshim duhet të çhelmoni fillimisht organizmin dhe më pas të procedoni me dietën ose stërvitjen. Toksinat që ‘’ngecin’’ gjatë fluksit të gjakut pengojnë përthithjen e duhur të vlerave ushqyese dhe ulin funskionet metabolike, si rrjedhojë shtoni sa më shumë peshë.

4.Keni erë të keqe nga goja: Era e keqe e gojës, njohur ndryshe me emrin halitoza, e ka origjinën në gojë. Skaku i zakonshëm është ndarja e grimcave të ushqimit nga bakteret. Goja përmban një sërë bakteresh, veçanërisht në pllakën e dhëmbëve, substanca që krijohen ndërmjet dhëmbëve që nuk janë pastruar rregullisht. Era e keqe e gojës tregon gjithashtu që organet e brendshme nuk arrijnë të eleminojnë toksinat nga organizmi, prandaj ju duhet një dietë çhelmuese që bazohet në fruta e perime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A e ul gjumi peshën e trupit? Ja si përgjigjen ekspertët
Previous article Keni rënie të flokut, kjo është bima shqiptare që e parandalon

luljetaautor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT