• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDALET ME ADMINISTRATËN/ Koreja e Veriut ‘përçan’ qeverinë amerikane
Home
Nderkombetare

SKANDALET ME ADMINISTRATËN/ Koreja e Veriut ‘përçan’ qeverinë amerikane

2 February, 2018 g.autor Botë, Nderkombetare

Qëndrimet e kundërta mes Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit për çështjen koreane po sjellin përçarjet e para në administratën amerikane.

Ndërsa selia presidenciale kërkon opsione ushtarake, Departamenti i Mbrojtjes vijon të insistojë për një zgjidhje diplomatike.

Shtëpisë së Bardhë duket se po i sos durimi me krerët e Pentagonit, të cilët nuk i kanë ofruar presidentit Trump opsione për një sulm ushtarak në Korenë e Veriut.

Sipas “New York Times”, që citon burime zyrtare, bëhet fjalë për sinjalin e radhës të përçarjes në radhët e administratës amerikane sa i takon qasjes ndaj regjimit të Kim Jong-un.

Këshilltari i presidentit për sigurinë kombëtare, gjenerali McMaster, ka deklaruar se që paralajmërimet e Trump të merren seriozisht në Kore duhet që Shtetet e Bashkuara të kenë përgatitur plane ushtarake të mirëfillta.

Por Pentagoni, nga ana e tij, është i shqetësuar se Shtëpia e Bardhë po ngutet me opsionin e ndërhyrjes ushtarake në gadishullin korean, një lëvizje që sipas krerëve ushtarakë mund të rezultojë me pasoja katastrofike.

“Më shumë opsione për presidentin mund të rrisin gjasat që ai të veprojë”, kanë deklaruar burimet për “New York Times”.

Tensionet në radhët e administratës amerikane kulmuan këtë javë, me vendimin e Shtëpisë së Bardhë për të hequr dorë nga plani për emërimin e një të dërguari të posaçëm për Korenë e Veriut.

Emri më i përfolur për këtë post ishte ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Seul, Victor Cha.

Ky i fundit deklaroi se ishte hequr nga lista pasi kishte shfaqur hapur qëndrimin kundër ndërhyrjes ushtarake, e cila sipas tij mund të kthehet në një spirale dhune, që mund të marrë jetën dhjetëra, qindra apo mijëra amerikanëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ju harxhoni para me të brendshme, po ja ç’i ndez në të vërtetë burrat në shtrat
Previous article ALFRED PEZA/ Kur krimi i paraprin proceseve tona integruese

g.autor

Postime të ngjashme

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

MES FRIKËS DHE ALEANCAVE/ Arabia Saudite gati projektin që mund të ndryshojë Lindjen e Mesme Botë

MES FRIKËS DHE ALEANCAVE/ Arabia Saudite gati projektin që mund të ndryshojë Lindjen e Mesme

BRITANIA E MADHE MERR VENDIMIN/ Ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç Botë

BRITANIA E MADHE MERR VENDIMIN/ Ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT