I arrestuari si ekzekutori i Devi Kasmit në kryeqytet, i cili rezulton si ish punonjës i forcave special të policisë greke, Efthymiou Efthymious shfaqet në rrjetet sociale mjaft aktiv. Ai duket se është mjaft i apasionuar pas gjuetisë së kafshëve të egra, por edhe jetës së natës.
Në profilin e tij me ermin Themis Efthymio nga Arta e Greqisë zbulohen një sërë fotosh ku ai shfaqet me pretë e tij gjatë gjuetisë, si lepuj, derrra të egër, si dhe disa foto nga sportet ekstreme.
Efthymious ka shprehur përmes fotove pëlqimin për klubin grek të futbollit Olimpiakos, si dhe personazheve të kinematografisë si Toni Montana apo Rambo.
Por ajo që të bie më shumë në sy është edhe një tatuazh që ai mban në gjoks.
Është një shkrim në latinisht ku thuhet “umbram fugat veritas”, që ka të bëjë me betimin mbi trupin e Jezu Krishtit. E përkthyer thënia në trupin e specialit grek merr kuptimin: “E vërteta e largon errësirën” dhe bën pjesë në paragarafin e katërt të këtij betimi.
Përgatiti: AlpeNews.al