• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT E FORTA/ Presidenti Trump sulmon FBI-në: Po dëmton Partinë Republikane
Home
Nderkombetare

AKUZAT E FORTA/ Presidenti Trump sulmon FBI-në: Po dëmton Partinë Republikane

2 February, 2018 g.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar zyrtarë të lartë se po politizojnë FBI-në dhe hetimet e Departamentit të Drejtësisë për të dëmtuar Partinë e tij Republikane.

“Lidershipi më i lartë dhe hetuesit e FBI-së, dhe ata të Departamentit të Drejtësisë kanë politizuar procesin e shenjtë investigativ”, shkruajti ai në “Twitter”.

Trump pritet të miratojë publikimin e një dokumenti, që sugjeron se FBI-ja ka abuzuar me fuqitë e saj për të mbikëqyrur një nga ndihmësit e fushatës së Trumpit.

Demokratët thonë se dokumenti ka si qëllim devijimin e vëmendjes nga vet Trump. Ata e portretizojnë memon, të porositur nga shefi republikan i Komitetit të Shërbimeve Sekrete së Dhomës së Përfaqësuesve, Devin Nunes, si një përpjekje për të dëmtuar një hetim federal mbi akuzat sipas të cilave drejtuesit e fushatës së Trumpit kanë punuar fshehurazi me Rusinë para zgjedhjeve të vitit 2016.

Sidoqoftë, një tjetër republikan, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan minimizoi pasojat e mundshme të publikimit të memos, mbi hetimin e kryesuar nga prokurori special Robert Mueller.

Ai tha se Kongresi kishte për detyrë të verifikonte nëse fuqitë mbikëqyrëse ishin përdorur në mënyrë korrekte. I miratuar nga Komiteti i Shërbimeve Sekrete në Dhomën e Përfaqësuesve të hënën, dokumenti raportohet se akuzon FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë se kanë keqinformuar një gjykatës në mars të vitit të shkuar, ndërsa përpiqeshin të zgjasnin një mandat mbikëqyrjeje për Carter Page.

Memoja thuhet se argumenton se, FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë nuk i thanë gjykatësit se disa prej justifikimeve për mandatin bazoheshin në dosierin e shumëdiskutuar mbi Trumpin, të hartuar nga një ish-agjent i zbulimit britanik, dosier që pjesërisht ishte financuar nga fushata e kandidates presidenciale demokrate, Hillary Clinton, për të hedhur baltë mbi Trumpin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Deulofeu yllit të Realit: “Në Barcelonë luani nëse jeni shok i Messit”
Previous article VRASËSI GREK I DEVI KASMIT/ Ky është kuptimi i tatuazhit MISTERIOZ që mbante në gjoks (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT