Pas lajmit të bërë publik ditën e sotme se mes Shqipërisë dhe Greqisë ka skaduar traktati i miqësisë, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu.
Deputeti demokrat shkruan nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se ky lajm është i pavërtetë.
“Traktati i Miqesise me Greqine eshte firmosur me 21 Mars 1996. Ky Traktat ka hyre ne fuqi me 5 shkurt 1998. Koha veprimit te tij eshte 20 vite,” shkruan shehu.

Faksimile e marrëveshjes së marsit të 1996-ës
- Postimi i plotë
MEDIAT SOT JAPIN NJE LAJM, DUKE JA ATRIBUAR ATE MINISTRISE SONE TE JASHTEME.
Thuhet se Drejtoresha e Rajonit ka deklaruar qe me 31 Janar 2018 ka skaduar Traktati i Miqesise se Shqiperise me Greqine.
Deri tashti nuk ka asnje pergenjeshtrim zyrtar nga kjo Ministri per kete te pa vertete.
Ne keto kushte desheroj te informoj publikun se kemi te bejme me nje deklarim spekullativ, per te cilen ajo Ministri duhet te shprehet.
Traktati i Miqesise me Greqine eshte firmosur me 21 Mars 1996.
Ky Traktat ka hyre ne fuqi me 5 shkurt 1998.
Koha veprimit te tij eshte 20 vite.
Me tej ai automatikisht zgjatet cdo 5 vite, nqs deri nje vit para skadences palet nuk kane bere kerkese per ta shfuqizuar, gje qe deri tashti nuk rezulton e tille.
PRA KY TRAKTAT PLURIDIMENSIONAL DHE THELBESOR VAZHDON TE JETE NE FUQI SE PAKU EDHE PER PESE VITET E ARDHESHME.
Me poshte po vendos edhe tekstin e plote te atj neni perkates te ketij Traktati.


