Në datën 7 shkurt, Armand Duka dhe Bashkim Fino do të jenë përballë njëri-tjetrit në aktin final të garës për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Dy kandidatët për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit janë në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” të drejtuar nga Ylli Rakipi në “Top Channel”, ku po zhvillojnë debatin mes tyre për çështjen e zgjedhjeve të Asamblesë së Përgjithshme.
Bashkim Fino thotë: “Gara ime ka të bëjë me një alternativë tjetër dhe jo me emrin e Dukës. Ka ardhur koha për të bërë një ndryshim pasi është humbur besimi. Po flas për pastërtinë e futbollit tonë. Shumë e konsiderojnë të papastër futbollin tonë dhe të paracaktuar. Kufizimi i mandatit të presidentit mendoj se do e bëjë të konkurrueshme figurën time”.