• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARTUR AJAZI/ E shkatërrove Partinë Demokratike o Lulzim Basha!
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ E shkatërrove Partinë Demokratike o Lulzim Basha!

1 February, 2018 Redaktor2 Blog

Ngjarjet e fundit që ndodhën në seancën e të enjtes në Parlament, ku opozita e Lulzim Bashës demonstroi jo vetëm me paaftësi politike, por edhe me xhestikulacione rrugaçërie, tregoi se misioni i saj është në metrat e fundit drejt shuarjes. Përfundimisht Lulzim Basha e ka shkatërruar nga themelet Partinë Demokratike, dhe së fundi po e denigron dhe turpëron atë në fjalore dhe xhestikulacione individësh, të cilat nuk do ti përdornin në ambiente publike as djem lagjesh, dhe jo një deputet që (ndoshta) është votuar nga ata taksapagues që kanë besuar se, ai vërtetë është njeri normal.

Akti më i fundit i “deputetit” të Lulit, duke dalë herë me “peshkun e madh” jashtë sallës dhe herë me gishtin e ngritur brënda saj, tregoi se lista e kryetarit të 22 korrikut, ishte një zgjedhje perfekte e prurjeve të mediokritetit dhe rrugaçërisë jo vetëm në PD, por edhe forume e Parlament.

Koha e reformimit të PD ka kaluar, pasi kjo parti përfundimisht nuk çlirohet me Lulin kryetar, nga trashëgimia e lidershipit të tranzicionit, që e ka tkurrur shumë në elektorat dhe së fundi edhe në imazh atë forcë politike. Partia Demokratike e Lulzim Bashës, ka mbetur pa mision dhe identitet, pasi lidershipi i saj e ka harruar faktin se kjo parti, erdhi në 1992 në pushtet me moton “Shqipërinë si gjithë Europa” si një parti e qytetarëve të lirë, por që edhe sot pas 27 vitesh, ajo nuk është çliruar nga makthet, tensionet, dhe gjithçka tjetër që lidhet me humbjet e vazhdueshme të saj në zgjedhjet e fundit. Edhe shpresa e vetme që Luli kishte tek “protesta popullore” e 27 janarit, e cila synonte të krijonte pengesa ndaj hapjes së negociatave me BE, ka rezultuar në dështim spektakolar.

Lulzim Basha, e shkatërrove Partinë Demokratike. E shkatërrove sepse jo vetëm je shpallur nga shumica e demokratëve si shkaktari i humbjes së madhe të 25 qershorit 2017, jo vetëm je shpallur nga shumica e demokratëve si kryetari ilegjitim i partisë pas 22 korrikut, por edhe sepse po pengon me çdo mjet integrimin e Shqipërisë në BE, sepse po pengon me çdo mjet zbatimin e Vettingu-t dhe reformave në organet e drejtësisë. Me aksionin e tij të dështuar politik dhe jo opozitar, Lulzim Basha, po tenton qëllimisht të pengojë ecurinë normale të Parlamentit, ecurinë normale të funksionimit të shtetit ligjor, duke harruar se gjeopolitika e perëndimit, e SHBA dhe BE, ka qenë dhe është në favor të Shqipërisë dhe integrimi në Europë të saj.

Pikiata politike në të cilën ka rënë Lulzim Basha, nuk duhej të ishte pikiatë edhe e Partisë Demokratike, sepse kjo parti nuk është pronë, dhe as biznes familjar i tij, dhe ndonjë tjetri që ka ardhur me listën e grisur pas 25 qershorit në atë parti. PD është asset kombëtar, është më shumë se emri i Lulit dhe kujdo tjetri, pasi është shumica e demokratëve të bazës, që nuk meritojnë jo vetëm të drejtohen nga të paaftët dhe misionarët e të keqes, por ata kanë qenë dhe janë për progresin dhe integrimin e vendit në Europë. Me Lulzim Bashën dhe me hijen e Monika Kryemadhit , PD kurrë nuk ka për të qenë e gatshme politikisht për të ardhur në pushtet. Kjo pasi, edhe pse nën “shpresën” e Brukselit, PD e kapur fort nga e kaluara, nuk ka shans për pushtet edhe nëse shpreson se Rama një ditë do të “dështojë me qeverisjen në mandatin e dytë”.

Shanset për pushtet , duhet të varen nga performanca e Partisë Demokratike, dhe kjo kërkon moral dhe reformism, dhe jo manipulim siç ka bërë dhe po bën deri sot lidershipi kësaj force politike. PD, duhet të hapë garën brënda vetes, duhet të shpallë reformimin e saj, dhe kjo arrihet natyrisht duke përmbysur gjithë situatën e krijuar deri tani. Misioni më i vështirë i Lulzim Bashës sot, është të dijë ku është opozita, të dijë ku gjendet ai pavarsisht se është kryetari, kush janë ata që ai nxjerr me “peshkun e madh” në oborrin e Parlamentit, dhe kush janë ata që shqiptarëve u tregojnë gishtin e mesit të ngritur lart.

Luli nuk di ku e ka partinë , pavarsisht se “ëndërra” e tij, është rikthimi në pushtet, duke harruar skandalet që nisin nga Gërdeci, e duke vazhduar me gjyqin e mbyllur pas mandatit të “fituar”. Duke mbledhur në fakt qindra njerëz në 27 janar, Luli mendonte se “do të bënte opozitën” dhe se do ti imponohej Edi Ramës me krijimin e “një fryme agresive”, duke patur në krah Nardin, Fatmirin, Vangjelin, dhe Monikën. Kaq mjafton , për ta thënë me zë të lartë, e shkatërrove Partinë Demokratike o Lulzim Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arsyeja pse opozita ishte sot aq e tërbuar në Kuvend. Shkëlzen Berisha duhej të paraqitej në Prokurori
Previous article "Desh vdiq në ambulancë". Histori të ditëve të fundit. Si e tregojnë qytetarët problemin me shëndetësinë

Redaktor2

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT