Ka nisur me debate, seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë lidhur me projektligjin për arsimin e lartë.
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha se bashku me deputetët e PD, nisen drejt foltores me tone të larta dhe e bllokojnë atë.
Por, duke qëndruar në foltore, e duke brohoritur “Hajdutë dhe kriminelë”, vihet re deputeti i partisë demokratike Ervin Salianje që i drejton gishtin e mesit kryeministrit Rama.
Pas kësaj, po Salianji ka dalë jashtë kuvendit duke mbajtur një peshk të madh, simbolik për të ironizuar janarin e peshqëve të medhenj.
“Ka kaluar janari dhe sot është një shkurt, por nuk është kapur asnjë peshk i madh. I vetmi peshk i madh që është kapur është ky që kam unë këtu.
Tentova ta fusja në parlament por punonjësit e gardës më thanë që këtu lejohen vetëm peshkaqen”, ishte kjo deklarata e Salianjit.
/AlpeNews.al/


