Ka nisur me debate, seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë lidhur me projektligjin për arsimin e lartë.
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha se bashku me deputetët e PD, nisen drejt foltores me tone të larta dhe e bllokojnë atë.
Ngjarja:
Nga foltorja Spaho nisi akuzat për ekstradimin e financiarit të Habiljave, por kryeparlamentari Ruci e ka paralajmëruar të vijojë sipas rendit të ditës, e më pas i ka ndërprerë fjalën.
Ndërkohë, Basha i është afruar foltores si reagim pas veprimit të Rucit.
Gramoz Ruçi: Uluni poshtë, mos bëj si halabak, mos prek punonjësit, bëj liderin. Basha të paralajmëroj, ndërpritet seanca…
Opozita bllokon foltoren, Basha-Ruçit: Hajdut!
Gramoz Ruçi: Është jashtë rregullores, ndërpritet fjala
Edmond Spaho: Ka ndodhur një skandal i madh, i paprecedentë. Nazer Seiti është ekstraduar, edhe pse ndalohet, pasi është në hetim në Shqipëri.
Tritan Shehu: Në asnjë Parlament nuk kontrollohen deputetët….
Gramoz Ruçi: Nuk e di çfarë shqetësimi keni, por do ta shqyrtojmë dhe do ta zgjidhim menjëherë.
/AlpeNews.al/



