Zv. kryeministrja Senida Mesin dhe ministri i mjedisit Blendi Klosi, kanë zhvilluar mengjesin e sotëm një takim me fermerët dhe sipermarrasët si dhe operatorët turistikë për prezantimin e fazës së parë mbi thjeshtësimin e procedurave.
Ministri i turizmit dhe mjedisit, Blendi Klosi tha se qytetarët nuk do rropaten më në zyrat e shtetit. Tani kemi një paketë që do të reduktojë dokumentet.
“Së shpejti do të prezantojmë një platformë ku aplikimi dhe lejet mjedisore do të jenë online”, u shpreh ministri.
“Tryezë publike – Reforma e Shërbimeve Publike dhe ecuria e procesit të Derregullimit, ministrat Peleshi dhe Klosi bisedë me grupe interesi.
Të vendosur për të çuar përpara reformën në shërbimet publike duke ulur ndjeshëm burokracinë që rëndon mbi qytetarin dhe sipërmarrjen”, shkruhet në profilin e kryeministrit Rama, teksa përcillet live aktiviteti.
/AlpeNews.al/
ERTV Live😊: Tryezë publike – Reforma e Shërbimeve Publike dhe ecuria e procesit të Derregullimit, ministrat Peleshi dhe Klosi bisedë me grupe interesi. Të vendosur për të çuar përpara reformën në shërbimet publike duke ulur ndjeshëm burokracinë që rëndon mbi qytetarin dhe sipërmarrjen
Posted by Edi Rama on Thursday, February 1, 2018


