• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË SPANJË/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET NË SPANJË/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

29 November, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Qendrat e votimit në pjesën më të madhe të Spanjës janë mbyllur, pas një pjesëmarrjeje shumë të lartë në zgjedhjet që mund të sjellin largimin nga pushteti të kryeministrit socialist Pedro Sánchez.

Votimi është karakterizuar nga fluks i madh qytetarësh, veçanërisht në Madrid, Valencia dhe Sevilje, ndërsa në Ishujt Kanarie procesi do të vijojë edhe për një orë. Rezultatet e para paraprake pritet të publikohen pas orës 21:00, ndërsa një panoramë më e qartë e rezultatit pritet rreth orës 22:30.

Gara kryesore zhvillohet mes Partisë Socialiste të Sánchez dhe Partisë Popullore konservatore, të drejtuar nga Alberto Núñez Feijóo, ndërsa në garë është edhe partia e ekstremit të djathtë Vox, e drejtuar nga Santiago Abascal.

Përpara votimit, Sánchez shprehu bindjen se një pjesëmarrje prej 75% ose më shumë mund t’u siguronte forcave progresiste 176 vende në parlament, numri i nevojshëm për krijimin e shumicës. Ndërkohë, konservatorët shpresojnë se mobilizimi i lartë i votuesve do të favorizojë ndryshimin e pushtetit.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një rol të rëndësishëm në këto zgjedhje kanë edhe votuesit e rinj, me mbi 1.6 milionë persona që votojnë për herë të parë, ndërsa shqetësimet kryesore të tyre lidhen me strehimin, kushtet e punës.

Zgjedhjet zhvillohen gjithashtu në një klimë të tensionuar, pas dy aksidenteve të rënda hekurudhore në dhjetë muajt e fundit, ku humbën jetën gjithsej 114 persona.

Pas aksidentit të dytë, ministri i Transportit, Óscar Puente, dha dorëheqjen, duke deklaruar se nuk mund të qëndronte në detyrë pas dy tragjedive të kësaj përmase brenda më pak se një viti. Qeverisja e Sanches u kritikua ashpër edhe për këto ngjarje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Previous article PROTESTUESIT MËSYJNË SËRISH DREJT KRYEMINISTRISË/ Policia i shpërndan brenda pak minutash me gaz dhe ujë! Boshatiset bulevardi, disa të shoqëruar

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK KA PROVA SE KA KRYER..."/ Trump përshëndet rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s: SHBA-të kanë nevojë për lidershipin e tij Botë

"NUK KA PROVA SE KA KRYER..."/ Trump përshëndet rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s: SHBA-të kanë nevojë për lidershipin e tij

PARALAJMËRON MOSKËN NGA VARSHAVA/ Rutte: NATO do të mbrojë çdo centimetër të Polonisë, askush nuk mundet… Botë

PARALAJMËRON MOSKËN NGA VARSHAVA/ Rutte: NATO do të mbrojë çdo centimetër të Polonisë, askush nuk mundet…

TRUMP I VENDOSUR: Nuk do të lejoj që Irani të ketë armë bërthamore, pavarësisht kush i drejton SHBA-të Botë

TRUMP I VENDOSUR: Nuk do të lejoj që Irani të ketë armë bërthamore, pavarësisht kush i drejton SHBA-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT