Sot vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.
Reshjet e shiut me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave/stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike priten të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes.
Në lartësinë mbi 1200 metër në veri-verilindje reshje bore me intensitet të ulët.
Era me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut 8m/s, ndërsa përgjatë bregdetit deri 20m/s.
Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-5 ballë


