Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Fierit mbrëmjen e kësaj të marte (24 nëntor), ku një 15-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë në bark një punonjës të një “fast food-i”.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Pas plagosjes, autori i mitur është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij.
I plagosur ka mbetur një 30-vjeçar, i cili është dërguar në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.


