• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I KUSHTOI MANDATIN E DEPUTETIT/ Hetimi ndaj Çyrbjes mbyllet pa akuza, Prokuroria: Nuk kreu vepër penale
Home
Aktualitet
Kronikë

I KUSHTOI MANDATIN E DEPUTETIT/ Hetimi ndaj Çyrbjes mbyllet pa akuza, Prokuroria: Nuk kreu vepër penale

22 November, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Është mbyllur pa asnjë akuzë hetimi i tokave ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, që dy vite më parë i kushtoi mandatin.

Burimet i thanë TCH se pasi prokurori i dosjes Dritan Prençi shpalli mos kompetencën dhe e kaloi dosjen nga SPAK në Prokurorinë e Durrësit, hetuesit dolën në rezultatin se Çyrbja si ish-regjistrues i pronave, nuk ka kryer asnjë vepër penale.

SIPAS kronologjisë së veprimeve hetimore, ish-deputetit ju hapën problemet e para me SPAK me këtë çështje, që tani u mbyllën.

Në dosjen ku shpallet pushimi i hetimeve për Çyrbjen, Prokuroria deklaron se nuk provohet që ish-funksionari të ketë marrë pjesë në falsifikimin e dokumenteve, nuk ka pasur dijeni për falsitetin e tyre dhe nuk ka bashkëpunuar me të tjerë për përfitim personal gjatë regjistrimeve të tokave. Përkundrazi, shton Prokuroria, në disa prej aplikimeve Çyrbja ka kërkuar plotësimin e dokumentacionit ligjor përpara vijimit të procedurës. Ndaj, Prokuroria e Durrësit i thotë Gjykatës se akuza e shpërdorimit të detyrës ndaj Çyrbjes duhet të pushohet. Ndërkohë gjykatës i janë dorëzuar të pandehur Hysen Gashi dhe Qamil Lila.

Siç rezulton në kulmin e hetimeve për këtë çështje, Çyrbja dha dorëheqjen nga mandati, por ndërkohë që tjetër prokurori i SPAK e hetoi atë për dyshime të tjera fraksion që e dërgoi në paraburgim.

Çyrbja u akuzua për dosjen e dytë të bazuar në biseda përmes SkyEcc dhe u gjykua për korrupsion në zgjedhje dhe nxjerrje të sekreteve të policisë që sipas SPAK i kaloheshin anëtarëve të grupeve kriminale. Por avokati i ish-deputetit këmbënguli se Çyrbja nuk e ka përdorur asnjëherë aplikacionin SkyEcc.

Megjithatë insistimet para Prokurorisë së Posaçmes Çyrbja u gjet fajtor dhe në përfundim të vuajtjes së dënimit me dy vite burgim, doli nga qelia në shkurt të këtij viti.

Çyrbja i është drejtuar Gjykatës së Lartë ku edhe për këtë episod pretendon pafajësi me arsyetimin se disponon një shkresë të Policisë shqiptare, e cila përgjigjet se nga 29 dhjetori 2020 deri në 7 mars 2021, policia nuk kishte pasur asnjë plan masash për arrestimin e të kërkuarve në zonat Manëz-Maminas dhe Sallmone, e për rrjedhojë nuk kishte si t’i njoftonte personat problematikë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Previous article PLAGOSJA NË KORÇË/ Policia jep detaje: 30-vjeçari u lëndua gjatë një konflikti në rrugë

s.autor

Postime të ngjashme

PLAGOSJA NË KORÇË/ Policia jep detaje: 30-vjeçari u lëndua gjatë një konflikti në rrugë Aktualitet

PLAGOSJA NË KORÇË/ Policia jep detaje: 30-vjeçari u lëndua gjatë një konflikti në rrugë

E RËNDË/ Plagosje me thikë në Korçë, një person dërgohet në spital me 3 plagë në trup Aktualitet

E RËNDË/ Plagosje me thikë në Korçë, një person dërgohet në spital me 3 plagë në trup

EMRI/ Aksident tragjik në Fier-Seman, humb jetën 80-vjeçari që po udhëtonte me biçikletë Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Fier-Seman, humb jetën 80-vjeçari që po udhëtonte me biçikletë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT