• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSJA “BALLUKU”/ Caktohet gjyqtarja e seancës paraprake, vendos nëse çështja kalon ose jo për gjykim
Home
Politikë

DOSJA “BALLUKU”/ Caktohet gjyqtarja e seancës paraprake, vendos nëse çështja kalon ose jo për gjykim

18 November, 2026 s.autor Politikë

Pas hedhjes së shortit, Atalanta Zeqiraj është caktuar gjyqtare e seancës paraprake për dosjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe 27 të pandehurve të tjerë. Do të jetë gjyqtarja Zeqiraj ajo që do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim apo do t’i kthehet Prokurorisë së Posaçme për plotësimin e hetimeve.

Sipas SPAK, në qendër të hetimeve janë 10 procedura tenderuese, me një vlerë totale prej rreth 400 milionë eurosh pa TVSH. Bëhet fjalë për tenderin e Tunelit të Llogarasë, shtatë lotet e Unazës së Tiranës, lotin e tretë të rrugës Porto-Romano–Durrës dhe procedurën për rikonstruksionin e godinës së Albcontrol.

Vetëm për tenderin e Tunelit të Llogarasë, SPAK llogarit një dëm ekonomik prej rreth 80 milionë eurosh në buxhetin e shtetit.

Sipas akuzës, Belinda Balluku, në cilësinë e ministres së Infrastrukturës, ndiqte procedurat e tenderëve nga shpallja deri në përzgjedhjen e fituesve, ndërsa vartësit e saj dyshohet se përshtatnin kriteret për të favorizuar kompanitë e paracaktuara.

Ish-zëvendëskryeministrja akuzohet për veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë në nëntë raste, pasi për tenderin e Albcontrol kjo vepër është parashkruar. Ndaj saj rëndojnë gjithashtu akuza për korrupsion në dy raste, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në lidhje me dy vila të sekuestruara në Palasë dhe Dhërmi, me vlerë të përgjithshme rreth 1.8 milionë euro.

Në mesin e 28 të pandehurve janë edhe 22 ish-vartës të Ballukut, mes tyre Ervis Berberi, i akuzuar për shkelje të barazisë në nëntë procedura tenderuese, si dhe ish-drejtorët Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FINANCOI TRAFIKIMIN E 485 KG KOKAINË/ U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Kevin Markgjonin
Previous article NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET/ Ja me sa do shiten nafta e benzina

s.autor

Postime të ngjashme

BUXHETI 2027/ Rama: Nga 1 korriku mbështetje deri sa fëmija të mbushë 5 vjeç! Ja sa do rriten bursat Politikë

BUXHETI 2027/ Rama: Nga 1 korriku mbështetje deri sa fëmija të mbushë 5 vjeç! Ja sa do rriten bursat

PROTESTAT/ Rama ironizon kundërshtarët: Të jesh në qeveri e të kërkojnë largimin është e natyrshme, e dhimbshme të mos të pranojnë në protestë Politikë

PROTESTAT/ Rama ironizon kundërshtarët: Të jesh në qeveri e të kërkojnë largimin është e natyrshme, e dhimbshme të mos të pranojnë në protestë

BRUKSEL/ Hoxha takohet me Marta Kos: Ta shndërrojmë angazhimin në anëtarësim Politikë

BRUKSEL/ Hoxha takohet me Marta Kos: Ta shndërrojmë angazhimin në anëtarësim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT