• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ/ Kapet me kokainë gati për shitje, arrestohet në Fier 41-vjeçari i dënuar dy herë për narkotikë
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ/ Kapet me kokainë gati për shitje, arrestohet në Fier 41-vjeçari i dënuar dy herë për narkotikë

18 November, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi u kap në flagrancë duke qarkulluar me automjet dhe duke poseduar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza dhe dyshohet se ishte për shitje. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E. R., banues në Fier, i cili re ulton i dënuar dy herë më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Recidivisti”, të finalizuar nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Sipas njoftimit zyrtar, 41-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Policisë teksa qarkullonte me automjet në qytetin e Fierit. Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit fizik ndaj tij, efektivët gjetën një sasi kokaine, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

“Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, duke qarkulluar me automjet, në qytetin e Fierit. Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj 41-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasia e dyshuar e kokainës, automjeti me të cilin qarkullonte 41-vjeçari dhe një telefon celular.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET/ Ja me sa do shiten nafta e benzina
Previous article NGA PRONAT NË BREGDET TEK MAKINAT LUKSOZE/ SPAK kërkon konfiskimin e 9.1 mln eurove të grupit kriminal

s.autor

Postime të ngjashme

FINANCOI TRAFIKIMIN E 485 KG KOKAINË/ U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Kevin Markgjonin Aktualitet

FINANCOI TRAFIKIMIN E 485 KG KOKAINË/ U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Kevin Markgjonin

NGA PRONAT NË BREGDET TEK MAKINAT LUKSOZE/ SPAK kërkon konfiskimin e 9.1 mln eurove të grupit kriminal Aktualitet

NGA PRONAT NË BREGDET TEK MAKINAT LUKSOZE/ SPAK kërkon konfiskimin e 9.1 mln eurove të grupit kriminal

KREU TRE VRASJE NË SHKODËR NË VITET 2000/ Ekstradohet nga Nju Jorku, Valentin Ftoni Aktualitet

KREU TRE VRASJE NË SHKODËR NË VITET 2000/ Ekstradohet nga Nju Jorku, Valentin Ftoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT