• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Do kryenin sulm terrorist në Greqi, 4 nga të arrestuarit janë shqiptarë! Dyshohet se do vrisnin biznesmenin izraelit të armëve
Home
Rajon

DETAJET/ Do kryenin sulm terrorist në Greqi, 4 nga të arrestuarit janë shqiptarë! Dyshohet se do vrisnin biznesmenin izraelit të armëve

17 November, 2026 s.autor Aktualitet, Rajon

Katër nga personat e arrestuar nën dyshimin se po përgatitnin një akt terrorist në Greqi janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa në këtë rast dyshohet se janë të përfshirë edhe dy shtetas iranianë.

Top Channel ka mësuar se autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se kreu i organizatës ishte Edriz Mavaneh, ndërsa pjesa tjetër e grupit përbëhej nga persona me bindje radikale islamike nga zona e Kumanovës dhe Shkupit.

Policia greke bën të ditur se ka arrestuar edhe Shpëtim Musliun, i datëlindjes 21.12.1996, i lindur dhe banues në Kumanovë.

Musliu, së bashku me anëtarë të tjerë të celulës, dyshohet se do të kryenin në Greqi atentatin ndaj një biznesmeni, i cili njëkohësisht mbante një post të lartë drejtues në një kompani izraelite të prodhimit të armëve.

Shënjestra e sulmit ishte, Avraam-Minos E. Moissis, një biznesmen dhe njëkohësisht dhe drejtues i lartë i një kompanie të prodhimit të armëve në Izrael.

Ai njihet kryesisht për rolet e tij drejtuese dhe pjesëmarrjen në bordet e drejtorëve të disa kompanive të mëdha në Greqi, veçanërisht në sektorin farmaceutik dhe atë tregtar/industrial.

I gjithë operacioni dyshohet se financohej nga shtetasi iranian Mabanex, i cili, sipas hetimeve, kishte marrë urdhër nga shërbimet iraniane të inteligjencës për eliminimin e biznesmenit izraelit.

Për këtë qëllim, dyshohet se ishin rekrutuar persona me bindje radikale islamike nga Kumanova, të cilët kishin pranuar të kryenin atentatin. Ata kishin tentuar të kalonin kufirin drejt Greqisë, por nuk ishin lejuar të hynin në vend, pasi rezultonin në listat e personave të dyshuar për pikëpamje radikale.

Edhe i arrestuari Shpëtim Musliu kishte tentuar më herët të hynte në Greqi përmes Turqisë, por ishte kthyer mbrapsht në pikën kufitare të Evrosit.

Në një tentativë të dytë, ai u ndalua pasi shërbimet greke ishin njoftuar nga homologët e tyre në Maqedoninë e Veriut për planin e celulës. Autoritetet greke kanë bërë të ditur se e kishin mbajtur grupin nën përgjim për afro një vit.

Pas dorëzimit të Shpëtim Musliut pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, shërbimet greke kanë nisur një valë të re hetimesh për të zbuluar nëse anëtarët e kësaj celule radikale kanë bashkëpunëtorë apo udhëzues shpirtërorë në qarqet e komunitetit mysliman që jeton në Greqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRCËNIME PËR SULME NGA IRANI/ Sekretari Amerikan i Sigurisë Kombëtare: Po monitorojmë situatën për të eliminuar çdo rrezik
Previous article NDËRPRITTET RRJETI ISEKRET I NSA-së/ Probleme në komunikimet e klasifikuara të inteligjencës amerikane

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv, AMP arreston policin e komisariatit të Kavajës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv, AMP arreston policin e komisariatit të Kavajës

VENDIMI NDAJ THAÇIT NË HAGË/ Reagon Qeveria e Kosovës: Drejtësia duhet të jetë jo vetëm e pavarur, por edhe e besueshme Rajon

VENDIMI NDAJ THAÇIT NË HAGË/ Reagon Qeveria e Kosovës: Drejtësia duhet të jetë jo vetëm e pavarur, por edhe e besueshme

DËNIMI ME 12 VITE/ Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Apelit për Francesco Becchettin Aktualitet

DËNIMI ME 12 VITE/ Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Apelit për Francesco Becchettin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT