• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PJESË E GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ GJKKO e dënon me 8 vite burg për trafikim narkotikësh Zamir Hoxhën
Home
Aktualitet
Kronikë

PJESË E GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ GJKKO e dënon me 8 vite burg për trafikim narkotikësh Zamir Hoxhën

11 November, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dënuar me 8 vite burg Zamir Hoxhën, i akuzuar për trafikim narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Vendimi është dhënë ditën e sotme, ku fillimisht, gjykata e dënoi me 12 vite burg për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Njoftimi i GJKKO:

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Zamir Hoxha, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1, si dhe 28/4 të Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i 2-të i Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Marinela Osmani dhe Besmir Stroka, me vendimin nr. 70, datë 11.11.2026 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Zamir Hoxha për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a, paragrafi i parë, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Zamir Hoxha për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, dhe në bazë të nenit 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. 3. Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Zamir Hoxha me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Bazuar në nenin 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e këtij dënimi duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Zamir Hoxha me 8 (tetë) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Zamir Hoxha të fillojë nga dita ekzekutimit të tij dhe në zbatim të nenit 16 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Shpenzimet procedurale të bëra gjatë fazës së hetimeve paraprake, sipas procesverbalit për evidentimin e shpenzimeve të hetimit, dhe ato gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës i ngarkohen të pandehurit solidarisht bashkë me bashkëtëpandehurit e tjerë të ndarë të këtij gjykimi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Previous article "NUK E BËRA UNË"/ Grabiti 60 mijë eurot tek banka tek Komuna e Parisit, Robert Duka nuk e bind Gjykatën

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK E BËRA UNË"/ Grabiti 60 mijë eurot tek banka tek Komuna e Parisit, Robert Duka nuk e bind Gjykatën Aktualitet

"NUK E BËRA UNË"/ Grabiti 60 mijë eurot tek banka tek Komuna e Parisit, Robert Duka nuk e bind Gjykatën

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë Aktualitet

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës Aktualitet

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT