• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles
Home
Nderkombetare

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

6 November, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të premten se Stephen Miller, deri tani zëvendësshef i stafit të tij, do të marrë detyrën e shefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë, duke zëvendësuar Susie Wiles.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump vlerësoi punën e Wiles, duke thënë se ajo kishte bërë një “punë të jashtëzakonshme”, ndërsa bëri të ditur se ajo do të kalojë në strukturën e quajtur “Trump Political Operation”, që merret me aktivitetet politike të tij.

Lajmi vjen pas një serie humbjesh të rëndësishme të republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit të vitit 2026, përfshirë humbjen e kontrollit të të dy dhomave të Kongresit amerikan.

Miller, i konsideruar si arkitekti i politikave të ashpra të Trump për emigracionin, ka qenë një nga aleatët më besnikë të presidentit. Ai shërbeu si këshilltar i lartë edhe gjatë mandatit të parë të Trump në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti bëri të ditur se Miller do të nisë detyrën e re të hënën.

Sipas një zyrtari amerikan, Susie Wiles ia paraqiti dorëheqjen Trumpit mbrëmjen e së enjtes. Në një deklaratë, ajo u shpreh se të qenit pjesë e ekipit të presidentit kishte qenë “nderi i jetës së saj”.

“Jam shumë krenare që kam qenë pjesë e gjithçkaje që kemi arritur së bashku, nga sigurimi i kufijve dhe ulja e taksave, te forcimi i ekonomisë dhe vendosja e interesave të Amerikës në plan të parë”, deklaroi Wiles, duke shtuar se, pavarësisht ndryshimit të rolit, përkushtimi i saj ndaj presidentit dhe misionit të tij do të mbetet i pandryshuar.

Wiles, 69 vjeçe, konsiderohet një nga figurat më me ndikim në administratën Trump dhe një prej njerëzve më të afërt me presidentin amerikan. Vetëm muajin e kaluar, kur u pyet nëse ajo mund të zëvendësohej së shpejti, Trump deklaroi se kjo kishte “zero mundësi”, duke shtuar se Wiles do të qëndronte në detyrë për një kohë të gjatë.

Ajo kishte bërë publik edhe betejën e saj me kancerin, ndërsa në shtator njoftoi se sëmundja ishte në remision, gjashtë muaj pas diagnostikimit.

Ndërkohë, Stephen Miller ka qenë një nga figurat kryesore pas politikave më të debatueshme të Trump për emigracionin dhe dëbimet, si gjatë mandatit të parë, ashtu edhe gjatë mandatit aktual. Ai qëndroi pranë presidentit edhe pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020 dhe u rikthye në Shtëpinë e Bardhë me të vitin e kaluar.

Largimi i Wiles nuk është i vetmi ndryshim në administratën amerikane pas zgjedhjeve të mesit të mandatit, të cilat kanë nxitur debate brenda Partisë Republikane për mënyrën se si duhet të reagojë ndaj pakënaqësisë së votuesve me agjendën e Trump.

Gjatë kësaj jave kanë dhënë dorëheqjen edhe disa zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë, mes tyre John Eisenberg, drejtues i Divizionit të Sigurisë Kombëtare, si dhe Jason Reding Quiñones, i njohur për përfshirjen në hetimet lidhur me zyrtarët që kishin shqyrtuar mënyrën se si Trump kishte trajtuar dokumentet e klasifikuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Previous article AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

s.autor

Postime të ngjashme

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin Botë

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati? Botë

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati?

KAOS NË SHTËPINË E BARDHË PAS HUMBJES SË ZGJDHJEVE/ Rubio mendon dorëheqjen për t’u distancuar nga Trump para zgjedhjeve të 2028-ës Botë

KAOS NË SHTËPINË E BARDHË PAS HUMBJES SË ZGJDHJEVE/ Rubio mendon dorëheqjen për t’u distancuar nga Trump para zgjedhjeve të 2028-ës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT