• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“HAJDE TE LALI ZEMRA”/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike
Home
Aktualitet
Kronikë

“HAJDE TE LALI ZEMRA”/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

6 November, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e rëndë është denoncuar në shkollën e bashkuar “Hajredin Beqari” në Selenicë, ku shtatë nxënëse kanë ngritur akuza për ngacmime seksuale ndaj mësuesit të edukimit fizik.

Pas kallëzimeve të bëra në polici, uniformat blu në Vlorë kanë shoqëruar 35-vjeçarin Albano Ameti, i cili prej rreth dy muajsh ishte pjesë e stafit pedagogjik të shkollës.

Denoncimet janë bërë nga vajza të moshave 14 deri në 17 vjeç. Sipas pretendimeve të ngritura, mësuesi dyshohet se ka pasur sjellje të papërshtatshme ndaj tyre, duke përfshirë ngacmime verbale dhe prekje fizike.

Rasti ka shkaktuar shqetësim edhe në komunitetin e shkollës. Disa nxënës kanë treguar se kishin dëgjuar për akuzat ndaj mësuesit, ndërsa kanë konfirmuar se disa prej vajzave janë paraqitur në Policinë e Vlorës për të dhënë dëshmitë e tyre.

Një prej nxënësve ka rrëfyer edhe disa nga shprehjet që mësuesi dyshohet se përdorte ndaj vajzave: “I ngacmonte me fjalë… ‘hajde te lali zemra’”.

Nga ana tjetër, një koleg i 35-vjeçarit, mësuesi Dritan Gargaj, është shprehur se e njihte prej rreth dy muajsh dhe se nuk beson që ai mund të ketë kryer veprime të tilla.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon marrjen në pyetje të nxënëseve dhe personave të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen, me qëllim dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen
Previous article KOMPESIM PËR TRANSPORTIN PUBLIK/ 50 lekë/litër karburanti për 5 muaj! Aplikimet hapen më 10 nëntor

s.autor

Postime të ngjashme

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI) Aktualitet

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI)

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro Aktualitet

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT