• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
4 MILIONË EURO DËM/ Joshnin viktimat me fitime fiktive, çmontohet rrjeti ndërkombëtar me call center, 7 në pranga! Bursat mashtruese në Tiranë furnizohen në Qipro e Izrael
Home
Breaking News

4 MILIONË EURO DËM/ Joshnin viktimat me fitime fiktive, çmontohet rrjeti ndërkombëtar me call center, 7 në pranga! Bursat mashtruese në Tiranë furnizohen në Qipro e Izrael

3 November, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mbi 100 servera u goditën dhe 7 persona u arrestuan pas kontrolleve në 17 ambiente të kontrolluara në disa shtete. Në to, ishin ngritur infrastruktura për mashtrimin e qytetarëve me investime online, prej të cilëve kanë arritur të përfitojnë mbi 4 milionë euro.

Operacioni nga Europol dhe Eurojust u mbështet edhe nga SPAK dhe Policia e Shtetit.

Një kompani me bazë në Qipro dhe në Izrael, dyshohet se furnizonte grupet kriminale me platforma dhe faqe interneti të rreme për tregtim financiar. Edhe persona nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, janë identifikuar si klientë që kanë blerë këto sisteme për të mashtruar qytetarët. Kompania dyshohet se u ofronte grupeve të tjera infrastrukturën teknologjike për kryerjen e mashtrimeve, sipas një modeli të njohur si ‘crime-as-a-service’, apo ofrimi i shërbimeve për veprimtari kriminale.

Por si funksiononte skema e mashtrimit?

Personave të huaj, të paktën nga 50 vende të ndryshme, u premtoheshin fitime të mëdha nga investimet në kriptomonedha, valuta të huaja dhe aksione. Ata i joshnin fillimisht me fitime fiktive, ndërsa më pas ushtrohej presion psikologjik për t’i bindur të investonin gjithnjë e më shumë para. Problemi shfaqej kur kërkonin t’i tërhiqnin paratë. Operatorët gjenin arsyetime për t’i shtyrë pagesat, derisa në fund ndërprisnin çdo kontakt.

Të arrestuarit pritet të ekstradohen në Gjermani, ndërsa 3 prej tyre janë arrestuar në Kosovë, sipas mediave vendase.

Rrjeti nisi të zbulohej në vitin 2022, kur një çift në Gjermani raportoi se nuk po arrinte t’i tërhiqte paratë e investuara përmes një platforme tregtimi në internet.

Operacioni i parë ndërkombëtar, i zhvilluar po atë vit, rezultoi me arrestimin e dy personave

Një operacion i dytë, në vitin 2025, solli arrestime të tjera dhe sekuestrimin e parave dhe provave, të cilat i çuan hetuesit te kompania që dyshohet se siguronte infrastrukturën teknologjike për mashtrimet.

Hetimi katërvjeçar u drejtua nga Prokuroria gjermane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTAT/ Rama u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s'është populli te protestat e dhunshme
Previous article KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

s.autor

Postime të ngjashme

PLANI I QEVERISË/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve Aktualitet

PLANI I QEVERISË/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te… Aktualitet

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT