• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari
Home
Aktualitet
Kronikë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari

29 October, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Akademik Luan Omari, një prej emrave të rëndësishëm të shkencës dhe mendimit juridik shqiptar, është ndarë nga jeta më 29 tetor 2026, në moshën 101-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, e cila vlerëson kontributin e tij shumëvjeçar në zhvillimin e shkencave juridike, arsimit të lartë dhe mendimit kushtetues në vend.

I lindur më 10 qershor 1925 në Tiranë, Luan Omari kreu studimet për drejtësi në Beograd dhe Sofje. Gjatë karrierës së tij akademike, ai shërbeu si docent i së Drejtës Publike, dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës për gati dy dekada, si dhe profesor i Teorisë së Shtetit dhe së Drejtës.

Omari ishte një nga anëtarët themelues të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku mbajti edhe detyrat e sekretarit shkencor dhe zëvendëskryetarit. Ai përfaqësoi gjithashtu Shqipërinë në Komisionin e Venecias pranë Këshillit të Evropës dhe kontribuoi në diskutimet mbi demokracinë dhe të drejtën kushtetuese.

Përmes dhjetëra studimeve dhe monografive, akademiku dha një kontribut të rëndësishëm në trajtimin e historisë së së drejtës, sistemit juridik shqiptar dhe zhvillimit kushtetues të vendit. Pas viteve ’90, ai u përfshi në proceset dhe debatet që shoqëruan hartimin e Kushtetutës dhe legjislacionit kushtetues të Shqipërisë.

Për veprimtarinë e tij, në vitin 2016 Akademia e Shkencave i akordoi Çmimin e Karrierës Akademike, ndërsa në vitin 2020 u nderua nga Presidenti i Republikës me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Akademia e Shkencave ka shprehur ngushëllimet për familjen, të afërmit, miqtë dhe kolegët e tij, duke vlerësuar trashëgiminë që akademik Omari lë pas në shkencën dhe jurisprudencën shqiptare.

Homazhet në nderim të tij do të zhvillohen më 30 tetor 2026, në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Në orën 10:00 do të mbahet akademia solemne në sallën “Aleks Buda”, ndërsa nga ora 11:00 deri në 13:00 do të zhvillohen homazhet. Në orën 13:00, kryetari i Akademisë së Shkencave, akademik Skënder Gjinushi, do të mbajë fjalën e lamtumirës.

Ndarja nga jeta e Luan Omarit shënon humbjen e një personaliteti të rëndësishëm të jetës akademike shqiptare, ndërsa vepra e tij mbetet pjesë e trashëgimisë shkencore dhe juridike të vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË TIRANË/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ndërron jetë. Policia nis hetimet
Previous article "ISHA UNË"/ 29-vjeçari pranon vrasjen e shqiptarit në Itali, trupi u gjet në një pus. Konflikti dyshohet për…

s.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos... Aktualitet

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos...

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin Aktualitet

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit Aktualitet

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT