• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija
Home
Aktualitet
Kronikë

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

28 October, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka denoncuar këtë të mërkurë një përpjekje për ta transferuar nga institucioni i paraburgimit në Durrës drejt burgut të Fierit, duke e cilësuar procedurën si një “rrëmbim policor”.

Përmes një deklarate për shtyp nga IEVP Durrës, Veliaj bën të ditur se një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur për të realizuar transferimin e tij.

Sipas kryebashkiakut, pavarësisht kërkesave të përsëritura të tij dhe avokatit mbrojtës, autoritetet kanë refuzuar t’u vënë në dispozicion aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet ligjore që e justifikojnë atë.

“Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia”, deklaron Veliaj.

Ai thekson se nuk ka dhënë pëlqimin për transferimin dhe ka kundërshtuar mënyrën e realizimit të tij, të cilën e konsideron jotransparente dhe në shkelje të të drejtave të tij ligjore.

Në përfundim, Veliaj i drejtohet publikisht ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, duke kërkuar ndërhyrjen e tyre urgjente për të verifikuar arsyet e transferimit, të cilin ai e cilëson politik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Previous article "BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

s.autor

Postime të ngjashme

NUK NDALEN TË RINJTË/ Marshuan në rrugët e Tiranës, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit Aktualitet

NUK NDALEN TË RINJTË/ Marshuan në rrugët e Tiranës, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit

VELIAJ TRANSFEROHET NGA DURRËSI NË PARABURGIMIN E FIERIT/ Vendimi jo me kërkesën e tij Aktualitet

VELIAJ TRANSFEROHET NGA DURRËSI NË PARABURGIMIN E FIERIT/ Vendimi jo me kërkesën e tij

SPAK DËRGON PËR GJYKIM EUGERT SINON/ Akuzohet si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal për trafik armësh Aktualitet

SPAK DËRGON PËR GJYKIM EUGERT SINON/ Akuzohet si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal për trafik armësh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT