28-vjeçari Erion Vishkulli, i cili u dëmtua dje në syrin e majtë gjatë protestës së dhunshme, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale gjatë mbrëmjes së djeshme në Spitalin e Traumës.
Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila njoftoi se sot do të zhvillohet një konsultë e zgjeruar me një ekip të përbashkët specialistësh nga Spitali Universitar i Traumës dhe QSUT, për të përcaktuar vijimësinë e trajtimit.
i riu pritet të dërgohet për trajtim të specializuar jashtë vendit. Vishkulli pritet se gjatë pasdites të transportohet në Romë te Italisë, për një tjetër operacion. Këtë e konfirmoi edhe Vilma Mema, shefe e Shërbimit të Okulistikës në QSUT, në një deklaratë për mediat.


