Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit.
Pavarësisht se tubimi është paraqitur si protestë paqësore, ndërhyrja e forcave të rendit ka tensionuar situatën, ndërsa efektivët po përdorin mjetet e shpërndarjes së turmës.
Nga kjo sjellje ka pasur irritim nga turma e qytetarëve, ndërkohë që disa pedagoge kanë ndërhyrë për mbrojtjen e të rinjve.

