Pesë persona, mes tyre tre protestues dhe dy efektivë policie, po marrin aktualisht trajtim në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës (SUT), pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës në Tiranë.
Sipas përditësimit të orës 16:30, të gjithë personat e paraqitur në urgjencë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë koshientë.
Ndërkohë, nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) bëhet e ditur se tre protestues kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali.
“Në QSUT po marrin aktualisht trajtim në urgjencë 3 protestues dhe 2 efektivë policie, koshient të gjithë, gjendja shëndetësore e mirë.”
Sipas njoftimit zyrtar për shtyp të institucionit shëndetësor, një pjesë e personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore kanë përfunduar trajtimin dhe janë larguar tashmë nga ambientet e spitalit.
“3 protestues kanë marrë mjekimin dhe kanë dalë nga spitali.”


