• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHOKUESE NË SHKODËR/ Tentoi të vriste ish-shokun në kalçeto, pistoleta nuk iu shkrep, sherri nisi 5 vite më parë për… (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

SHOKUESE NË SHKODËR/ Tentoi të vriste ish-shokun në kalçeto, pistoleta nuk iu shkrep, sherri nisi 5 vite më parë për… (EMRAT)

14 October, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

jë konflikt i vjetër mes dy të rinjve në Shkodër dyshohet se ka përfunduar në tentativë vrasjeje brenda një kalçetoje. Klaus Fermosi, 25 vjeç, është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se mbrëmjen e 11 tetorit ka tentuar të qëllojë me armë zjarri Jozefin Ujkën, 26 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, 25-vjeçari ka hyrë në ambientet e fushës sportive dhe i ka drejtuar pistoletën Ujkës, duke tentuar ta qëllojë. Por arma nuk ka shkrepur, duke bërë që ngjarja të mos përfundonte në tragjedi.

Në momentin e incidentit, në kalçeto ndodheshin edhe persona të tjerë. Ata kanë ndërhyrë për të larguar Fermosin nga vendi i ngjarjes, ndërsa Jozefin Ujka i ka shpëtuar të shtënave. Pas ngjarjes, policia e Shkodrës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim Klaus Fermosin. Blutë vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të incidentit. Sipas të dhënave paraprake, dy të rinjtë kanë qenë më herët shokë të afërt, por rreth pesë vite më parë janë përfshirë në një konflikt për shkak të një vajze. Në atë kohë, përplasja mes tyre u zgjidh pas ndërhyrjes së familjeve, të cilat arritën të qetësonin situatën.

Megjithatë, marrëdhënia mes tyre dyshohet se nuk është normalizuar plotësisht. Rreth një vit më parë, konflikti është rihapur dhe përplasjet mes dy të rinjve kanë vijuar. Dyshimet janë se kjo përplasje e hershme ka kulmuar mbrëmjen e 11 tetorit, kur Fermosi dyshohet se ka tentuar të qëllojë me armë Ujkën brenda kalçetos, në një ambient ku ndodheshin edhe persona të tjerë. Policia vijon hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa Klaus Fermosi mbetet në kërkim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JU URREJMË, SA TURP TË JESH POLIC"/ Protestuesit me maska thirrje kundër Policisë
Previous article "15 U SHPËTUAN, VETËM SHQIPTARI U ZHDUK"/ Misteri në Detin e Zi, MEPJ zbulon dyshimet pas sulmit me dron

s.autor

Postime të ngjashme

"JU URREJMË, SA TURP TË JESH POLIC"/ Protestuesit me maska thirrje kundër Policisë Aktualitet

"JU URREJMË, SA TURP TË JESH POLIC"/ Protestuesit me maska thirrje kundër Policisë

"15 U SHPËTUAN, VETËM SHQIPTARI U ZHDUK"/ Misteri në Detin e Zi, MEPJ zbulon dyshimet pas sulmit me dron Aktualitet

"15 U SHPËTUAN, VETËM SHQIPTARI U ZHDUK"/ Misteri në Detin e Zi, MEPJ zbulon dyshimet pas sulmit me dron

PAMJET/ Momenti kur persona të maskuar shkulin rrethimin metalik dhe sulmojnë Ministrinë Aktualitet

PAMJET/ Momenti kur persona të maskuar shkulin rrethimin metalik dhe sulmojnë Ministrinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT