• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“15 U SHPËTUAN, VETËM SHQIPTARI U ZHDUK”/ Misteri në Detin e Zi, MEPJ zbulon dyshimet pas sulmit me dron
Home
Aktualitet
Kronikë

“15 U SHPËTUAN, VETËM SHQIPTARI U ZHDUK”/ Misteri në Detin e Zi, MEPJ zbulon dyshimet pas sulmit me dron

14 October, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për rastin e shtetasit shqiptar Erkan Nika, 28-vjeçarit që rezulton i zhdukur pas sulmit me dron ndaj anijes M/V AROYAT pranë Novorossiysk-ut, në Detin e Zi.

MEPJ nëpërmjet zëdhënësit të saj bëri të ditur për Top Channel, se “rasti po ndiqet me prioritet të lartë në bashkërendim të ngushtë me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë në Moskë, Ankara dhe Stamboll.”

Ministria sqaron se që nga momenti kur janë vënë në dijeni të rastit, strukturat konsullore shqiptare dhe diplomatike në disa vende, janë angazhuar për sigurimin e informacionit zyrtar dhe koordinimin me autoritetet përkatëse.

Familjarët e Erkan Nikës, të cilët jetojnë në Stamboll, iu drejtuan Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë më 28 shtator 2026. Pas marrjes së njoftimit nga familjarët e Erkan Nikës, strukturat e MEPJ-së nisën mbledhjen e informacionit dhe dokumentacionit të disponueshëm, si dhe komunikimin me institucionet kompetente.

“Deri tani, kërkesat tona për informacion adresuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, strukturave përkatëse në Rrethin e Krasnodarit, autoriteteve kufitare, portuale dhe ekipeve të kërkim-shpëtimit, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat”, deklaroi zëdhënësi i MEPJ-së.

Sipas informacionit paraprak të përcjellë nga autoritetet ruse, pjesa tjetër e ekuipazhit është evakuuar me helikopter, ndërsa Erkan Nika nuk është gjetur në bord gjatë operacionit.

“Sipas informacionit paraprak të përcjellë nga autoritetet ruse, ndërsa pjesa tjetër e ekuipazhit ishte evakuuar me helikopter, z. Nika nuk ishte gjetur në bord gjatë operacionit. Bazuar në dëshmitë e administruara nga autoritetet kompetente, ekziston dyshimi se ai mund të ketë rënë në det si pasojë e valës goditëse të shpërthimit. Kërkimet e kryera deri në atë moment nuk knë dhënë rezultat. Më 1 tetor 2026, Ministria e Punëve të Jashtme e Federatës Ruse konfirmoi zyrtarisht se shtetasi shqiptar Erkan Nika rezultonte i zhdukur pas goditjes së anijes nga mjete ajrore pa pilot pranë Novorossiysk-ut. Autoritetet ruse konfirmuan gjithashtu se kërkimet gjatë evakuimit të ekuipazhit nuk kishin sjellë rezultate dhe se vijonin procedurat e verifikimit dhe mbledhjes së informacionit.”, bëri të ditur MEPJ për Top Channel

Reagimi i MEPJ-së vjen pasi babai i 28-vjeçarit, Rexh Nika, në një intervistë për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, u bëri apel institucioneve shqiptare dhe autoriteteve të vendeve përreth Detit të Zi që të ndihmojnë në gjetjen e të birit.

“U bëjmë thirrje të gjitha spitaleve, të gjitha institucioneve shëndetësore, policisë, autoriteteve dhe institucioneve përkatëse në Rusi, Gjeorgji dhe përreth Detit të Zi që të kontrollojnë regjistrat e tyre për pacientë të paidentifikuar, persona të plagosur ose individë të gjetur në zonat bregdetare të Detit të Zi. Kërkojmë ndihmë nga institucionet shtetërore të Shqipërisë”, u shpreh Nika.

Familja Nika jeton në Turqi prej vitit 1997, ndërsa Erkani punonte prej vitesh si inxhinier i dytë në anijen e mallrave AROYAT. Sipas të atit, anija ishte nisur nga porti i Durrësit dhe në bord ndodheshin 16 anëtarë të ekuipazhit. Pesëmbëdhjetë prej tyre u shpëtuan, ndërsa Erkan Nika rezulton i vetmi i zhdukur.

“Me djalin, mesazhin e fundit e kam ditën e mërkurë më 25 shtator. Në darkë, para se të flija, i kam bërë mesazh, një lutje. Ma ktheu përgjigjen të nesërmen në orën 08:39. ‘Jemi në Detin e Zi’, më ka thënë”, tregoi babai i tij.

MEPJ tha se familjarët e tij janë mbajtur të informuar për çdo zhvillim dhe informacion të marrë përmes kanaleve zyrtare.

“Institucionet shqiptare do të vazhdojnë të mbeten plotësisht të angazhuara në ndjekjen e këtij rasti, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet kompetente të vendeve përkatëse. Do të vazhdojmë të kërkojmë çdo informacion të verifikuar që mund të ndihmojë në zbardhjen e fatit të shtetasit shqiptar dhe do të informojmë familjen menjëherë për çdo zhvillim të ri zyrtar”, tha zëdhënësi i MEPJ-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHOKUESE NË SHKODËR/ Tentoi të vriste ish-shokun në kalçeto, pistoleta nuk iu shkrep, sherri nisi 5 vite më parë për... (EMRAT)
Previous article PAMJET/ Momenti kur persona të maskuar shkulin rrethimin metalik dhe sulmojnë Ministrinë

s.autor

Postime të ngjashme

"JU URREJMË, SA TURP TË JESH POLIC"/ Protestuesit me maska thirrje kundër Policisë Aktualitet

"JU URREJMË, SA TURP TË JESH POLIC"/ Protestuesit me maska thirrje kundër Policisë

SHOKUESE NË SHKODËR/ Tentoi të vriste ish-shokun në kalçeto, pistoleta nuk iu shkrep, sherri nisi 5 vite më parë për... (EMRAT) Aktualitet

SHOKUESE NË SHKODËR/ Tentoi të vriste ish-shokun në kalçeto, pistoleta nuk iu shkrep, sherri nisi 5 vite më parë për... (EMRAT)

PAMJET/ Momenti kur persona të maskuar shkulin rrethimin metalik dhe sulmojnë Ministrinë Aktualitet

PAMJET/ Momenti kur persona të maskuar shkulin rrethimin metalik dhe sulmojnë Ministrinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT