• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENSIONET PARA MINISTRISË SË ARSIMIT/ Protestuesit shkulin kangjellat, hedhin molotovë e gurë
Home
Breaking News

TENSIONET PARA MINISTRISË SË ARSIMIT/ Protestuesit shkulin kangjellat, hedhin molotovë e gurë

14 October, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Protesta para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione, pasi një grup protestuesish të maskuar kanë shkulur kangjellat që ndajnë rrugën nga trotuari dhe kanë hedhur molotovë, gurë e lëndë plasëse në drejtim të institucionit.

Marshimi nisi para orës 14:00, ashtu siç ishte paralajmëruar, pasi studentë të Fakultetit të Ekonomisë, Universitetit Politeknik dhe Fakultetit të Mjekësisë bojkotuan mësimin për t’iu bashkuar protestës.

Situata e sotme vjen një ditë pas protestës së zhvilluar më 13 tetor, e cila u shoqërua me akte dhune, përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, dëmtime materiale dhe persona të lënduar.

Protesta nisi para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit shkulën kangjellat e trotuarit dhe dëmtuan një prej portave të oborrit, duke mundësuar hyrjen e një grupi brenda hapësirës së brendshme të godinës.

Më tej, persona të maskuar hodhën kapsolla, gurë, vezë, molotovë dhe pllaka trotuari në drejtim të godinës dhe efektivëve të policisë, duke thyer disa nga xhamat e fasadës.

Për të zmbrapsur sulmin dhe për të rivendosur rendin, Policia e Shtetit ndërhyri përmes përdorimit të sprajit me piper, gazit lotsjellës dhe ujit me autobotë që ndodheshin në gatishmëri.

16 persona u arrestuan, ndërsa 49 të tjerë janë proceduar. Gjashtë persona mbetën të lënduar dhe po marrin mjekimin e duhur në Spitalin Universitar të Traumës. Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë, tre prej tyre janë kalimtarë, ndërsa tre të tjerët janë protestues. Po ashtu, të lënduar kanë mbetur edhe 6 efektivë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Momenti kur persona të maskuar shkulin rrethimin metalik dhe sulmojnë Ministrinë
Previous article RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik

s.autor

Postime të ngjashme

"JU URREJMË, SA TURP TË JESH POLIC"/ Protestuesit me maska thirrje kundër Policisë Aktualitet

"JU URREJMË, SA TURP TË JESH POLIC"/ Protestuesit me maska thirrje kundër Policisë

SHOKUESE NË SHKODËR/ Tentoi të vriste ish-shokun në kalçeto, pistoleta nuk iu shkrep, sherri nisi 5 vite më parë për... (EMRAT) Aktualitet

SHOKUESE NË SHKODËR/ Tentoi të vriste ish-shokun në kalçeto, pistoleta nuk iu shkrep, sherri nisi 5 vite më parë për... (EMRAT)

"15 U SHPËTUAN, VETËM SHQIPTARI U ZHDUK"/ Misteri në Detin e Zi, MEPJ zbulon dyshimet pas sulmit me dron Aktualitet

"15 U SHPËTUAN, VETËM SHQIPTARI U ZHDUK"/ Misteri në Detin e Zi, MEPJ zbulon dyshimet pas sulmit me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT