• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENSIONET DHE DHUNA NË PROTESTË/ “23 të shoqëruar, një gazetare dhe 6 efektivë të plagosur”, reagon Policia
Home
Breaking News

TENSIONET DHE DHUNA NË PROTESTË/ “23 të shoqëruar, një gazetare dhe 6 efektivë të plagosur”, reagon Policia

13 October, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shtetit ka reaguar pas tensioneve dhe akteve të dhunës të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar mesditën e sotme pranë godinës së Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Sipas policisë, një grup protestuesish kanë dëmtuar rrethimin, portën hyrëse dhe fasadën e godinës, si dhe kanë goditur punonjësit e policisë me molotovë, gurë, kapsolla dhe sende të forta. Si pasojë, kanë mbetur të lënduar gjashtë efektivë policie dhe një gazetare, ndërsa 23 persona janë shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave të përfshirë në akte të dhunshme.

Reagim i Policisë së Shtetit:

Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë tubimit që do të zhvillohej mesditën e sotme, në afërsi të godinës së Ministrisë së Arsimit, Policia e Shtetit hartoi një plan masash, në zbatim të ligjit dhe procedurave standarde të punës.

Gjatë zhvillimit të tubimit, një grup pjesëmarrësish kanë kryer veprime të dhunshme, duke dëmtuar rrethimin e jashtëm dhe më pas për të hyrë në oborr, kanë dëmtuar edhe portën hyrëse. Gjithashtu, kanë vijuar të thyejnë dhe të dëmtojnë me pllaka guri dhe sende të forta xhamat dhe fasadën e godinës.

Punonjësit e Policisë u kanë bërë thirrje të ndalonin sulmin ndaj institucionit, por ata kanë vijuar të godasin punonjësit e Policisë me molotovë, kapsolla, gurë dhe sende të forta.

Punonjësit e Policisë u kanë bërë sërish thirrje personave të dhunshëm që të ndalonin sulmin dhe të dilnin nga oborri i godinës së Ministrisë, por pjesëmarrësit nuk u janë bindur thirrjeve të përsëritura të Policisë.

Në këto kushte, në përputhje me ligjet në fuqi dhe procedurat standarde të punës, strukturat e Policisë kanë ndërhyrë në mënyrë proporcionale për neutralizimin e autorëve të këtyre veprimeve dhe rivendosjen e rendit.

Njëkohësisht, kanë shoqëruar 23 prej tyre për veprime të mëtejshme procedurale.

Si pasojë e sulmit nga persona të maskuar, pjesëmarrës në protestë, janë lënduar 6 punonjës policie të Forcës Kombëtare të Sigurisë, si dhe një shtetase, gazetare. Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë nisur menjëherë veprimet hetimore dhe procedurale për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në veprime të paligjshme gjatë këtij tubimi.

Policia e Shtetit thekson sërish angazhimin e saj për të garantuar plotësisht ushtrimin e së drejtës kushtetuese të qytetarëve për tubim paqësor dhe fton pjesëmarrësit në tubime që të mos bëhen pjesë e veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike, pasi do të përballen me pasojat penale që parashikon ligji.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin
Previous article PROTESTUESIT RIKTHEHEN TE RRUGA E DURRËSIT/ Policia i përgjigjet me gaz dhe ujë! Hidhen sende të forta drejt efektivëve

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Protestuesit kalojnë në fazën tjetër të dhunës, pas shkatërrimit i vënë edhe zjarrin bizneseve Aktualitet

PAMJET/ Protestuesit kalojnë në fazën tjetër të dhunës, pas shkatërrimit i vënë edhe zjarrin bizneseve

PROTESTUESIT RIKTHEHEN TE RRUGA E DURRËSIT/ Policia i përgjigjet me gaz dhe ujë! Hidhen sende të forta drejt efektivëve Aktualitet

PROTESTUESIT RIKTHEHEN TE RRUGA E DURRËSIT/ Policia i përgjigjet me gaz dhe ujë! Hidhen sende të forta drejt efektivëve

TENSIONET TE MINISTRIA E ARSIMIT/ Policia nis shoqërimet pas përplasjeve fizike, merren me forcë disa protestues Aktualitet

TENSIONET TE MINISTRIA E ARSIMIT/ Policia nis shoqërimet pas përplasjeve fizike, merren me forcë disa protestues

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT