• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARANDALOHET VRASJA NË KURBIN/ Arrestohet vëllai i 40-vjeçarit të ekzekutuar, lëvizte me makinë të blinduar dhe armë automatike, gati për hakmarrje
Home
Aktualitet
Kronikë

PARANDALOHET VRASJA NË KURBIN/ Arrestohet vëllai i 40-vjeçarit të ekzekutuar, lëvizte me makinë të blinduar dhe armë automatike, gati për hakmarrje

13 October, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka parandaluar një tjetër vrasje të dyshuar si hakmarrje për ekzekutimin e 40-vjeçarit I. Gj., ngjarje e ndodhur më 9 korrik 2026 në Kurbin.

Në kuadër të operacionit të koduar “Argos”, është arrestuar vëllai i viktimës, 37 vjeç, i cili lëvizte me një automjet të blinduar me targa gjermane dhe ishte i armatosur me një armë zjarri automatike.

Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë shtetasi Emanuel Gehard, alias Basha, alias Lika, 37 vjeç, banues në Kurbin, me precedentë të mëparshëm kriminalë.

Arrestimi u krye në Fushë Milot, ku shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Mercedes-Benz ML”, të blinduar dhe me targa gjermane, që drejtohej nga 37-vjeçari.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një armë zjarri automatike e tipit “Skorpion”, së bashku me një krehër me 16 fishekë luftarakë. Automjeti dhe arma u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Operacioni “Argos” u finalizua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit Operacional të Hetimit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin.

Sipas Policisë, ndërhyrja erdhi pas monitorimit të vazhdueshëm të situatës kriminale në qark, analizimit të ngjarjeve të mëparshme dhe ndjekjes së dinamikës së tyre, me qëllim parandalimin e krimeve të tjera.

Autoritetet dyshojnë se ngjarja e mundshme kriminale lidhej me hakmarrjen për vrasjen e 40-vjeçarit I. Gj., i njohur edhe me disa identitete të tjera, i cili u vra më 9 korrik 2026 në Kurbin.

Ndërkohë, vijojnë hetimet dhe puna policore për identifikimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së 40-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JU ERDHI FUNDI"/ Mbishkrime revoltuese në muret e Ministrisë së Arsimit
Previous article PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen…

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT RIKTHEHEN TE RRUGA E DURRËSIT/ Policia i përgjigjet me gaz dhe ujë! Hidhen sende të forta drejt efektivëve Aktualitet

PROTESTUESIT RIKTHEHEN TE RRUGA E DURRËSIT/ Policia i përgjigjet me gaz dhe ujë! Hidhen sende të forta drejt efektivëve

TENSIONET TE MINISTRIA E ARSIMIT/ Policia nis shoqërimet pas përplasjeve fizike, merren me forcë disa protestues Aktualitet

TENSIONET TE MINISTRIA E ARSIMIT/ Policia nis shoqërimet pas përplasjeve fizike, merren me forcë disa protestues

TENSIONE NË MINISTRINË E ARSIMIT/ Studentët shkulin hekurat e rrugës dhe gjuajnë me gurë Aktualitet

TENSIONE NË MINISTRINË E ARSIMIT/ Studentët shkulin hekurat e rrugës dhe gjuajnë me gurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT