• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KUJDES, JANË VIRUSE”/ Mashtrim në Facebook, video me IA me figurën e mjekut Flamur Topi, AMA paralajmëron: Synojnë t’u marrin të dhënat bankare
Home
Aktualitet
Kronikë

“KUJDES, JANË VIRUSE”/ Mashtrim në Facebook, video me IA me figurën e mjekut Flamur Topi, AMA paralajmëron: Synojnë t’u marrin të dhënat bankare

13 October, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një sërë videosh të manipuluara me inteligjencë artificiale që reklamojnë në Facebook produkte farmaceutive për prostatën me zërin dhe imazhin e mjekut Flamur Topi, kanë nxitur Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) të bëjë sot një paralajmërim për qytetarët duke i këshilluar të kenë kujdes sepse bëhet fjalë për një skemë mashtrimi që synon marrjen e të dhënave bankare.

Siç bëri të ditur kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, institucioni është njoftuar nga familjarët e mjekut për video të manipuluara, të krijuara duke përdorur fragmente nga emisioni i tij “Trupi dhe shëndeti”, i transmetuar në RTSH.

Sipas denoncimit, persona të paidentifikuar kanë përdorur inteligjencën artificiale për të manipuluar zërin e mjekut dhe për ta bërë të duket sikur po rekomandon produkte të caktuara farmaceutike. Pas verifikimit të rastit, AMA paralajmëron se këto materiale shfrytëzojnë besimin e publikut, veçanërisht të personave të moshuar, dhe mund të shpërndahen edhe përmes reklamave të sponsorizuara në rrjetet sociale.

AMA u bën thirrje qytetarëve të verifikojnë videot dhe reklamat që premtojnë shërimin e sëmundjeve, edhe kur në to shfaqen figura të njohura, të mos blejnë produkte shëndetësore pa u këshilluar me mjekun, të mos japin të dhëna personale apo bankare në faqe të dyshimta dhe të raportojnë videot apo reklamat e manipuluara në platformat ku publikohen.

“Jo çdo video që duket reale është e vërtetë” është mesazhi përmbyllës i AMA-s.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI I VIDEOVE INTIME ME ADI HILËN/ Aktorja Monika Lubonja rikthehet në rrjete sociale, kurse Eli Fara në skenë
Previous article BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina

s.autor

Postime të ngjashme

"KUR ZGJOHET RINIA, BIE QEVERIA"/ Studentët protestë para Ministrisë së Arsimit Aktualitet

"KUR ZGJOHET RINIA, BIE QEVERIA"/ Studentët protestë para Ministrisë së Arsimit

E RËNDË/ Tentativë vrasjeje dhe kanosje me armë, shpallen në kërkim tre persona në Shkodër! Një nga sherret ndodhi në kalçeto Aktualitet

E RËNDË/ Tentativë vrasjeje dhe kanosje me armë, shpallen në kërkim tre persona në Shkodër! Një nga sherret ndodhi në kalçeto

“BLLOKU I MBIVLERËSUAR"/ Avenir Kika zbulon zonat ku do të ZGJEROHET Tirana: Do jetë një Manhattan Aktualitet

“BLLOKU I MBIVLERËSUAR"/ Avenir Kika zbulon zonat ku do të ZGJEROHET Tirana: Do jetë një Manhattan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT