• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LOKALI I KTHYER NË PIKË LOJËRASH FATI/ Një 47-vjeçar në pranga, shpallet në kërkim pronari
Home
Aktualitet
Kronikë

LOKALI I KTHYER NË PIKË LOJËRASH FATI/ Një 47-vjeçar në pranga, shpallet në kërkim pronari

11 October, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një tjetër rast i organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit është zbuluar në Has, ku policia ka zhvilluar operacionin e koduar “Pokeri”, duke sekuestruar 10 makineri elektronike, një tavolinë pokeri dhe sende të tjera që dyshohet se përdoreshin për këtë aktivitet.

Në përfundim të operacionit, është arrestuar në flagrancë një 47-vjeçar, i cili punonte në lokal, ndërsa pronari 34-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar 10 makineri elektronike të markës “APEX”, një tavolinë pokeri, fletore me shënime për shumat e luajtura, si dhe një aparat celular.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e pronarit të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Kukësit për veprat penale që lidhen me fshehjen e të ardhurave, mospagimin e taksave dhe tatimeve, organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit dhe vënien në dispozicion të ambienteve për zhvillimin e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme
Previous article E KËRCËNONTE ME TELEFONATA DHE MESAZHE/ Shqiptari ndjek ish-partneren deri në piceri, gruaja mbyllet në tualet dhe telefonon policinë

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit Aktualitet

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

E KËRCËNONTE ME TELEFONATA DHE MESAZHE/ Shqiptari ndjek ish-partneren deri në piceri, gruaja mbyllet në tualet dhe telefonon policinë Aktualitet

E KËRCËNONTE ME TELEFONATA DHE MESAZHE/ Shqiptari ndjek ish-partneren deri në piceri, gruaja mbyllet në tualet dhe telefonon policinë

TRAGJIKE/ Shpërthimi në fabrikën në Greqi, ndërrojnë jetë dy shqiptarë Aktualitet

TRAGJIKE/ Shpërthimi në fabrikën në Greqi, ndërrojnë jetë dy shqiptarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT