• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E KËRCËNONTE ME TELEFONATA DHE MESAZHE/ Shqiptari ndjek ish-partneren deri në piceri, gruaja mbyllet në tualet dhe telefonon policinë
Home
Aktualitet
Kronikë

E KËRCËNONTE ME TELEFONATA DHE MESAZHE/ Shqiptari ndjek ish-partneren deri në piceri, gruaja mbyllet në tualet dhe telefonon policinë

11 October, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Mestre të Venecias, Itali, pasi dyshohet se përndiqte prej kohësh ish-partneren e tij. E frikësuar nga prania e tij, gruaja u detyrua të mbyllej në tualetin e një picerie, nga ku njoftoi policinë.

Sipas mediave italiane, efektivët mbërritën në lokal pas telefonatës së gruas dhe arrestuan në flagrancë shqiptarin, nën dyshimin për përndjekje.

Nga verifikimet paraprake rezultoi se burri dyshohet se e kishte kërcënuar vazhdimisht ish-partneren përmes mesazheve dhe telefonatave, si dhe ishte përpjekur disa herë ta takonte në vendet që ajo frekuentonte.

Kjo sjellje, sipas policisë, i kishte shkaktuar gruas ankth të vazhdueshëm dhe e kishte detyruar të ndryshonte zakonet e përditshme për t’i shmangur.

Situata u përshkallëzua kur burri u shfaq në picerinë ku ndodhej ish-partnerja. E frikësuar, ajo u izolua në tualet dhe kërkoi ndihmën e policisë.

Pas rindërtimit të ngjarjeve dhe verifikimit të sjelljes së dyshuar përndjekëse, policia e arrestoi shqiptarin për veprën penale të përndjekjes. Autoritetet italiane po vijojnë procedurat ligjore për rastin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LOKALI I KTHYER NË PIKË LOJËRASH FATI/ Një 47-vjeçar në pranga, shpallet në kërkim pronari
Previous article POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

s.autor

Postime të ngjashme

LOKALI I KTHYER NË PIKË LOJËRASH FATI/ Një 47-vjeçar në pranga, shpallet në kërkim pronari Aktualitet

LOKALI I KTHYER NË PIKË LOJËRASH FATI/ Një 47-vjeçar në pranga, shpallet në kërkim pronari

TRAGJIKE/ Shpërthimi në fabrikën në Greqi, ndërrojnë jetë dy shqiptarë Aktualitet

TRAGJIKE/ Shpërthimi në fabrikën në Greqi, ndërrojnë jetë dy shqiptarë

DETAJET NGA ATENTATI NË GJIROKASTËR/ Tritoli dyshohet se u aktivizua në distancë, viktima Beqir Devolli ishte dënuar në 2012-ën Aktualitet

DETAJET NGA ATENTATI NË GJIROKASTËR/ Tritoli dyshohet se u aktivizua në distancë, viktima Beqir Devolli ishte dënuar në 2012-ën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT