• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E DOSJES/ Nga akuzat për vrasje, te grupi i Laert Haxhiut! Kristi Bixheku del nga burgu, si “iu zbritën” vitet e dënimit
Home
Breaking News

DETAJET E DOSJES/ Nga akuzat për vrasje, te grupi i Laert Haxhiut! Kristi Bixheku del nga burgu, si “iu zbritën” vitet e dënimit

7 October, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Kristi Bixhekut nga paraburgimi, i cili ishte akuzuar nga SPAK si pjesë e grupit të Laert Haxhiut. Vendimi u mor duke arsyetuar se ai e kishte përfunduar tashmë dënimin e dhënë nga shkalla e parë.

Apeli ka pranuar kërkesën e Bixhekut, ka konstatuar shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” dhe ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm, me kusht që të mos mbahet në burg për ndonjë çështje apo dënim tjetër. Për zbatimin e vendimit është ngarkuar SPAK-u.

Kristi Bixheku ishte arrestuar në Holandë më 4 mars 2025, në kuadër të procedurës për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Më 14 mars 2025 ai ishte ekstraduar dhe kishte vijuar qëndrimin në paraburgim në Shqipëri.

Sipas arsyetimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, edhe periudha e qëndrimit në paraburgim në Holandë për efekt ekstradimi duhet të llogaritet në kohën e paraburgimit.

Bixheku ishte dënuar nga GJKKO më 9 qershor 2026 me 3 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul me një të tretën, duke u përcaktuar në 2 vjet e 4 muaj burgim, ose 28 muaj.

Apeli ka zbatuar edhe rregullin sipas të cilit një ditë paraburgimi llogaritet si një ditë e gjysmë burgim. Sipas përllogaritjeve të gjykatës, dënimi prej 28 muajsh ishte përmbushur më 24 shtator 2026.

Në datën 3 tetor, kur Apeli shqyrtoi kërkesën, Bixheku kishte konsumuar, sipas përllogaritjes së gjykatës, 2 vjet, 4 muaj e 12 ditë burgim.

Një element i rëndësishëm i vendimit është fakti se dënimi i dhënë nga GJKKO më 9 qershor nuk kishte marrë ende formë të prerë, pasi çështja ishte ankimuar dhe ndodhej në Apel

Megjithatë, Apeli ka arsyetuar se kjo rrethanë nuk mund të justifikojë vijimin e privimit nga liria, në një kohë kur koha e paraburgimit e përllogaritur sipas ligjit kishte tejkaluar masën e dënimit të caktuar nga shkalla e parë.

Gjykata i është referuar nenit 261/1, shkronja “c” të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit masa e sigurimit shuhet kur kohëzgjatja e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit të caktuar.

Për këtë arsye, Apeli ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Bixhekut, nëse ndaj tij nuk ekziston ndonjë masë tjetër apo dënim që e pengon lirimin.

Çështja ndaj Kristi Bixhekut lidhet me procedimin penal nr. 227/2023 të SPAK-ut. Në kuadër të këtij procedimi, ai ishte akuzuar ndër të tjera për “Shkatërrimin e pronës me eksploziv”, “Grupin e strukturuar kriminal”, kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal, mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, eksplozivëve dhe municionit, si dhe sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve.

Në dosje përmenden episode të ndodhura në Lushnjë, përfshirë ngjarjet ndaj Bujar Turku dhe Resmije Turku, si dhe një episod që lidhet me Genci Hildën.

Megjithatë, GJKKO e Shkallës së Parë e kishte shpallur Bixhekun të pafajshëm për disa prej akuzave kryesore, duke vlerësuar se nuk provohej kryerja e tyre nga ana e tij

Në përfundim, përgjegjësia penale për të cilën u dënua ishte “Përkrahja e autorit të krimit”, dënim që pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 2 vjet e 4 muaj burgim.

Me vendimin e fundit, Gjykata e Posaçme e Apelit ka konstatuar se kjo kohë ishte konsumuar dhe ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 5 ORË ME ERGYS AGASIN PRANË TREGUT TË SUEL ÇELËS/ Uljan Shpataraku: Nuk do të thotë që je kriminel, lëviz nga rrugën e vjetër e Elbasanit për të shmangur trafikun
Previous article PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

s.autor

Postime të ngjashme

5 ORË ME ERGYS AGASIN PRANË TREGUT TË SUEL ÇELËS/ Uljan Shpataraku: Nuk do të thotë që je kriminel, lëviz nga rrugën e vjetër e Elbasanit për të shmangur trafikun Aktualitet

5 ORË ME ERGYS AGASIN PRANË TREGUT TË SUEL ÇELËS/ Uljan Shpataraku: Nuk do të thotë që je kriminel, lëviz nga rrugën e vjetër e Elbasanit për të shmangur trafikun

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

HIDHET SHORTI/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet Aktualitet

HIDHET SHORTI/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT