• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
APELI I GJKKO I AKUZOI PËR MASHTRIM NË CALL CENTER/ 4 nëna me fëmijë dërgohen në burg, Gerta Gjoci merr me vete foshnjën 3-muajshe! Kërkojnë shtyrjen e dënimit
Home
Aktualitet
Kronikë

APELI I GJKKO I AKUZOI PËR MASHTRIM NË CALL CENTER/ 4 nëna me fëmijë dërgohen në burg, Gerta Gjoci merr me vete foshnjën 3-muajshe! Kërkojnë shtyrjen e dënimit

7 October, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Me foshnjën vetëm 3 muajshe në krah, Greta Gjoci është dërguar këtë të mërkurë në burgun e Pojskës për të vuajtur një dënim me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim kompjuterik në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që mashtronte italianët përmes Call Center-ave, duke përvetësuar 4.7 mln euro. Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi thanë se nëna dhe foshnja 3-muajshe janë vendosur në seksionin e posaçëm të burgut ku ndodhet edhe çerdhja.

Gjoci është një nga 6 gratë e dënuara si pjesë e grupit të Bruno Çobos. 5 prej tyre i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme për të kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, për shkak të fëmijëve të mitur dhe rrethanave familjare. Ndërkohë që 4 gra me fëmijë janë tanimë në burgun e Pojskës në Korçë.
Mbrojtja e Greta Gjocit e ka depozituar kërkesën më 5 tetor, ditën kur Apeli la në fuqi dënimet me rreth 110 vite burg për 16 të pandehurit e grupit, përfshirë këtu edhe drejtuesin Bruno Çobo. Mbrojtja e Gjocit kërkon shtyrjen e ekzekutimit të dënimit duke u mbështetur në nenin 476 të Kodit të Procedurës Penale.

Ligji parashikon se, kur e dënuara është shtatzënë ose ka një fëmijë nën një vjeç, gjykata mund të shtyjë ekzekutimin e vendimit derisa fëmija të mbushë një vjeç. Por, pavarësisht se bëhet fjalë për një nënë me një foshnjë 3-muajshe, e cila ende ushqehet me gji, Gjykata nuk e ka marrë në konsideratë këtë parashikim të vetë Kodit.
Në kërkesën drejtuar GJKKO-së, mbrojtja argumenton se foshnja e Gjocit është vetëm 3 muajshe dhe ndodhet në fazën e ushqyerjes me gji, ndaj, sipas avokatit Ndue Marku, izolimi i nënës në burg do të krijonte pasoja për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës.

“Foshnja është në një moshë tejet delikate (3 muajsh) dhe ndodhet në fazën e ushqyerjes ekskluzive me gji nga nëna e tij (kërkuesja). Izolimi i menjëhershëm i nënës në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale do të cenonte në mënyrë të pariparueshme shëndetin, jetën dhe zhvillimin e fëmijës së mitur”, thuhet në kërkesë.
Një tjetër argument i mbrojtjes është se Gjoci ka respektuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe, sipas avokatit deri më tani nuk ka shfaqur asnjë tendencë për t’iu shmangur drejtësisë. Për këtë arsye, mbrojtja pretendon se shtyrja e ekzekutimit të vendimit nuk do të krijonte rrezik që Gjoci të arratisej.
“Kërkuesja ka respektuar me rigorozitet maksimal masën e sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ dhe nuk ka shfaqur asnjë tendencë për t’iu shmangur drejtësisë. Ajo kërkon thjesht mbrojtjen që ligji i ofron foshnjës së porsalindur”, thuhet në kërkesë.
Mbrojtja i kërkon urgjentisht GJKKO-së pezullimin e urdhrit të ekzekutimit të vendimit me burg ndaj Greta Gjocit, deri në momentin që gjykata të shqyrtojë kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit, siç e parashikon edhe Kodi i Procedurës Penale. Po ashtu kërkohet që deri në marrjen e vendimit, Gjoci të qëndrojë nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Përpos Gjocit, në Gjykatën e Posaçme kanë mbërritur kërkesa edhe nga katër të dënuara të tjera të së njëjtës dosje: Elisa Çaçi, e dënuar me 7 vite e 4 muaj burg, si dhe Rezarta Ibrahimi, Antoneta Malo dhe Silvana Veliu, secila e dënuar me nga 6 vite e 8 muaj burg.
Grupi i drejtuar nga Bruno Çobo akuzohet se përmes një Call Center-i në Tiranë mashtronte kryesisht qytetarë italianë, duke i bindur të investonin online në aksione. Nga skema u përvetësuan rreth 4.7 milionë euro. Për 16 të pandehurit, Apeli i Posaçëm la në fuqi dënimet rreth 110 vite burg, ndërsa Bruno Çobo, drejtuesi i grupit, u dënua përfundimisht me 8 vite burg.
Çfarë thotë neni 476 i Kodit të Procedurës Penale?

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRE VITE NGA SULMET E HAMASIT NË IZRAEL/ Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja
Previous article BORDI UL ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

s.autor

Postime të ngjashme

JO VETËM ARDI VELIUT DHE ALEKS MARKUT/ SPAK i ka sekuestruar telefonin edhe Ardit Hysës, ish drejtori juridik i KAYO Aktualitet

JO VETËM ARDI VELIUT DHE ALEKS MARKUT/ SPAK i ka sekuestruar telefonin edhe Ardit Hysës, ish drejtori juridik i KAYO

E PËSON KEQ/ U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt Aktualitet

E PËSON KEQ/ U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

PROTESTA E PD/ Shtyrje mes Balliut e efektivëve, pason hedhja e spray-t me piper Aktualitet

PROTESTA E PD/ Shtyrje mes Balliut e efektivëve, pason hedhja e spray-t me piper

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT