• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
BORDI UL ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Nafta dhe benzina 3 lekë më lirë
Home
Ekonomi

BORDI UL ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

7 October, 2026 s.autor Ekonomi

Çmimi i naftës dhe benzinës ulet me 3 lekë për litër nga kjo e mërkurë, pas vendimit të ri të Bordit të Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve të Hidrokarbureve.

Në mbledhjen e datës 7 tetor 2026, Bordi vendosi që çmimi maksimal i shitjes me pakicë i gazoilit të jetë 210 lekë për litër, nga 213 lekë për litër që ishte përcaktuar në mbledhjen e mëparshme të 22 shtatorit. Kjo përfaqëson një ulje me 3 lekë për litër, ose rreth 1.4%.

Me të njëjtën masë është ulur edhe çmimi i benzinës. Çmimi maksimal i shitjes me pakicë do të jetë 190 lekë për litër, nga 193 lekë për litër që ishte në fuqi prej 22 shtatorit. Edhe në këtë rast ulja është 3 lekë për litër, ose rreth 1.6%.

Ndryshimi prek gjithashtu tregtimin me shumicë. Çmimi maksimal i gazoilit me shumicë ulet nga 201 në 198 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës nga 181 në 178 lekë për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi më 7 tetor, në orën 11:30, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të reflektohen zhvillimet e mëtejshme të çmimeve.

Bordi i Transparencës u rikthye në funksionim pas shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16 shtator 2026. Mekanizmi përcakton tavane për çmimet e shitjes me pakicë dhe shumicë të karburanteve.

Autoritetet kanë paralajmëruar operatorët se zbatimi i çmimeve të përcaktuara nga Bordi është i detyrueshëm, ndërsa në rast të konstatimit të shkeljeve parashikohet pezullimi i aktivitetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article APELI I GJKKO I AKUZOI PËR MASHTRIM NË CALL CENTER/ 4 nëna me fëmijë dërgohen në burg, Gerta Gjoci merr me vete foshnjën 3-muajshe! Kërkojnë shtyrjen e dënimit
Previous article E RËNDË/ Dhunohet me shkop bejsbolli polici 19-vjeçar në Krujë! Dyshohet se fliste në Instagram me një të mitur, e sulmuan vëllezërit e saj

s.autor

Postime të ngjashme

RRITEN ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja Ekonomi

RRITEN ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

PENSIONET NË PRITJE TË RRITJES/ Qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë Ekonomi

PENSIONET NË PRITJE TË RRITJES/ Qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

SA JANË RRITUR KONTRIBUTET? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit Ekonomi

SA JANË RRITUR KONTRIBUTET? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT