• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KONTRATA MË E MADHE 2.8 MILIONË EURO”/Ilda Baraj dhe tregu i real estate: Ja si u bëra pjesë
Home
Sociale

“KONTRATA MË E MADHE 2.8 MILIONË EURO”/Ilda Baraj dhe tregu i real estate: Ja si u bëra pjesë

5 October, 2026 s.autor Aktualitet, Sociale

Në podcastin e kësaj të hëne, “Pjaca” nën drejtimin e gazetarit Alfred Peza, ishte Ilda Baraj, një nga drejtueset e kompanisë më të madhe të tullave në vend K.I.D ALB. Biznesi, investimet dhe tregu i pasurive të paluajtshme ishin në qendër të bisedës, ku Baraj ndau eksperiencën e saj në qiradhënie, rishitje dhe rikonstruksion pronash.

Sipas saj, vlera e një investimi nuk duhet të gjykohet vetëm nga sipërfaqja apo shuma e paguar, por nga aftësia e pronës për të rikthyer kapitalin.

“Nuk ka rëndësi as sipërfaqja e metrave katrorë dhe as sasia e parave që hedh. Puna është sasia e parave që të rikthehen dhe kur dhe si të rikthehen”, u shpreh Baraj.

Duke folur për kthimin e investimit, Baraj dha edhe një kriter konkret për pronat që blihen për t’u dhënë me qira.

“Një pronë, them unë, duhet ta kthejë veten maksimumi 15 vite, ndryshe pastaj është mbi çmimin”, tha ajo.

Sipas saj, një mënyrë e thjeshtë për të kuptuar nëse çmimi i një prone përputhet me potencialin e saj të qirasë është llogaritja e të ardhurave të pritshme.

“Shumëzoni muajin e qirasë që do ta jepni, herë 12 muajt e vitit, herë 15 dhe do kuptoni nëse përputhen apo jo”.

Gjatë podcastit, Baraj foli edhe për transaksionin më të madh të realizuar nga zyra e saj imobiliare. Bëhet fjalë për një vilë në periferi të Tiranës, me vlerë 2.8 milionë euro.

“Kontrata më e madhe që ne kemi mbyllur në zyrë ka qenë 2.8 milionë euro”, tregoi Baraj.

Ajo tha se në treg kanë dëgjuar edhe për prona me vlera deri në 5 milionë euro, por kontrata më e madhe e mbyllur prej tyre ka qenë 2.8 milionë euro.

Një tjetër histori e sjellë në bisedë ku Peza e pyeti nëse ka ndihmuar ndonjë klient të pasurohet, ajo tregoi historinë e një klienti që ka ndërtuar gradualisht një portofol të konsiderueshëm pronash.

“Në 13 vite ka blerë diku te 15 apartamente, kështu të vogla”, tregoi Baraj.

Strategjia, sipas saj, ka qenë blerja e apartamenteve dhe dhënia e tyre me qira, duke krijuar në vite një portofol që më pas është përmirësuar edhe përmes zëvendësimit të disa pronave me pasuri më të mira.

E pyetur se ku do të investonte një kapital prej 1 milion eurosh, Baraj zgjodhi tokën, por jo çdo tokë. Ajo do të kërkonte një zonë me potencial zhvillimi dhe mundësi për t’u përfshirë në zonat e ndërtimit.

“Do t’i shpërndaja në një tokë, në një zonë që unë mendoj që ka potencial për t’u zhvilluar dhe që hyn tek ajo zona e ndërtimit”, u shpreh ajo.

Arsyetimi i saj lidhet me rritjen e mundshme të vlerës së tokës në një zonë që zhvillohet.

“Ajo toka që sot do blej, nesër do më kthehet pesëfish”.

Eksperienca e familjes Baraj në pasuri të paluajtshme, sipas saj, përfshin disa role: nga pronari që jep me qira, te investitori që rishit dhe rikonstrukton prona për t’u rritur vlerën.

“Ne i kemi veshur të gjitha xhaketat, edhe të qiradhënësit, edhe të riinvestitorit, të rikonstruksionit në disa raste”, tha Baraj.

Disa prona, sipas saj, janë marrë në gjendje jo të mirë, janë rikonstruktuar dhe më pas kanë fituar vlerë më të madhe në treg. Ndërkohë, pronat që konsiderohen më të rëndësishme për portofolin familjar janë ruajtur.

Në fund, Baraj e përmblodhi filozofinë e saj të investimit në një fjali:

“Sa më shpejt të rikthehet investimi, aq më investim të mirë ke bërë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë
Previous article U SHKARKUA NGA POSTI I DREJTUESES SË QSUT/ Zbulohet posti i ri që merr Anxhela Paparizo

s.autor

Postime të ngjashme

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT