• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’
Home
Politikë

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

2 October, 2026 s.autor Breaking News, Politikë

Në orën 18:00 ambasada amerikane nisi pritjen në Tiranë për prezantimin e ambasadorit të ri Eric Wendt. Në të njejtën orë, Sali Berisha u shfaq live në Korçë.

Mes ftesave për dhjetëra politikanë, të majtë e të djathtë, një e tillë me emrin e tij kishte munguar. Në qershor ai njoftoi gati me triumfalizëm se pas më shumë se 5 vjetësh nga sanksionimi i tij si non grata, ai do të mund të shkelte në SHBA.

“U kry”, tha Berisha në 11 qershor.

Në fakt, bëhej fjalë vetëm për mundësinë që ai të udhëtonte për të qenë pjesë e një delegacioni të partive të djathta në konventën e republikanëve.

Edhe vetë DASH, në komunikimn e kohës, njoftoi se Berisha është përjashtuar nga ndalimi për të hyrë në SHBA. Pjesa tjetër e sanksioneve ndaj tij janë ende në fuqi.

Pak ditë më parë i pyetur nëse do ishte ftuar në pritjen e ambasadorit të ri amerikan ai vetë pranoi thatë.

“ Nuk kam dijeni për ceremoninë”, tha ai.

Ftesat për të marrë pjesë në prezantimin e ambasadorit të ri u kishin mbërritur në postën elektronike dhjetëra personave, që në datën 18 shtator. Për ironi të fatit Sali Berisha, shkoi në Korçë, qytetarët e të cilës, njihen për lidhje të hershme shpirtërore me Amerikën.

Deri më tani ambasadori i ri amerikan, ka takuar kryeministrin Edi Rama, ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha, ministrin e mbrojtjes Ermal Nufi dhe kryetari e Kuvendit Niko Peleshi, veç presidentit Bajram Begaj të cilit i paraqiti letrat kredenciale.

Ndërkohë të pranishëm në këtë ceremoni janë presidenti Bajram Begaj, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, Ministri i Punëve të Jashtme Ferit Hoxha, Minsitri i Drejtësisë Toni Gogu, Minisri i Infrastrukturës Enea Karakaçi, deputetë të PD-së Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi, kreu i KLP, deputeti Fatmir Mediu, kryepolici Skënder Hita, Prokurori Altin Dumani, ambasadorë të BE-së, përfaqësues të klerit dhe gazetarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen
Previous article PAGAT E MAGJISTRANTËVE/ SPAK zgjeron hetimet edhe për kërcënime ndaj zyrtarëve të Thesarit: Mua më kërcënuan se do më largonin nga detyra dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

AUDIOPËRGJIMET E AHMETAJT PËR TRAFIK ARMËSH/ SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes Aktualitet

AUDIOPËRGJIMET E AHMETAJT PËR TRAFIK ARMËSH/ SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT