• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E INFORMOVA VON DER LEYEN PËR ZVËRNECIN”/ Rama: Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve, vitin e ardhshëm vijojmë me…
Home
Politikë

“E INFORMOVA VON DER LEYEN PËR ZVËRNECIN”/ Rama: Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve, vitin e ardhshëm vijojmë me…

30 September, 2026 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se vizita e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në Tiranë vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Në konferencën e përbashkët, Rama konfirmoi angazhimin e qeverisë për përshpejtimin e negociatave dhe mbylljen e kapitujve, ndërsa foli edhe për Planin e Rritjes, transparencën e projekteve dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

“Privilegj i veçantë që ta presim presidenten në Shqipëri në këtë tur tradicional të rajonit. Nuk e di ekzaktësisht arsyen përse turi nis gjithnjë nga Tirana, por dua të bësoj se nis nga “A”. Besoj po ashtu se përsëri në vizitën në Tiranë të presidentes dhe delegacionit të saj ka shumë përmbajtje pozitive në raport me objektivat e përbashkët që kemi.

Dua të konfirmoj edhe një herë edhe publikisht vullnetin tonë të hekurt për të çuar përpara të gjitha punët e një procesi që ka hyrë në fazën e mbylljes së kapitujve. Përgatittemi që para fundit të këtij viti të nisim me mbylljen e kapitujve, për të vijuar më pas me një pjesë të konsiderueshme të kapitujve në vitin e ardhshëm. Në programin e planit të rritjes ne kemi arritur të kapim disa objektiva ambiciozë dhe siç thashë me siguri presidentja do ta prekë këtë temë, sepse ky është një nga risitë e mandatit të saj të dytë.

Për rajonin ka ardhur si mbështëtje e madhe jo vetëm në aspektin financiar, por mbi të gjitha në atë që quhet tashmë si një integrim gradual, pa pritur që gjithçka të vijë në fund të procesit. E kam informuar presidenten e Komisionit qoftë për ecurinë e projektit të madh që ka shkaktuar aq shumë interes po e quaj, ku tani jemi në fazën që presim së shpejti studimin e thelluar mjedisor.

E kemi informuar edhe hapat që kemi hedhur për transparencën dhe ndërveprimin me publikun me mjetet e reja teknologjike. Në ditët e ardhshme do të ndezim pasqyrën me transparencën e plotë të të gjitha dokumenteve dhe procesin për projektin e shumëdiskutuar (Zvërnecin).

Në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që është pikë e palëvizshme për ne dhe BE, kemi konstatuar faktin se tanimë është e qartë se nëse deri dje korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi po e lufton korrupsionin. Faleminderit Ursula që je në Tiranë”, u shpreh Rama.//TCH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SLANDALI ME PUBLIKIMIN E VIDEOVE SEKSUALE/ Personazhe të njohur të shantazhuar me pamje private! Asnjë reagim nga Policia dhe Prokuroria
Previous article "PËRPLASJA" PARA KRYEMINISTRISË/ Protestuesit përballen me policinë ndërsa Rama pret von der Leyen

s.autor

Postime të ngjashme

"PROKURORIA DHE GJYKATA TË BËJNË PUNËN E TYRE"/ Rama për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Materialet nuk kanë shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë Politikë

"PROKURORIA DHE GJYKATA TË BËJNË PUNËN E TYRE"/ Rama për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Materialet nuk kanë shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë

"PËRPLASJA" PARA KRYEMINISTRISË/ Protestuesit përballen me policinë ndërsa Rama pret von der Leyen Aktualitet

"PËRPLASJA" PARA KRYEMINISTRISË/ Protestuesit përballen me policinë ndërsa Rama pret von der Leyen

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës Breaking News

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT